Bastet, Renzi: Ndiej neveri, duhet ndryshim në futboll

20 Maj 2015, 15:30Sport TEMA

Italia është tronditur nga skandali i fundit i trukimit të ndeshjeve.

Një skandal i të tilla përmasave që çoi në qeli mbi 50 persona nuk mund të lihej pa u komentuar nga kryeministri Matteo Renzi, i cili la mënjanë etikën e politikanit dhe foli pa asnjë rezervë për këtë plagë të madhe të futbollit italian.

“Mjaft më me karaktere të dyshimta që drejtojnë botën e futbollit. Duhet t’ua rikthejmë topin atyre që u takon. Eshtë koha për ndryshim. Më vjen neveri nga këto episode sepse futbolli është një vlerë e shtuar e këtij vendi”.

Ishin këto fjalët e shefit të qeverisë italiane, për të cilat pa vonesë reagoi presidenti i federatës. Duke mos i hequr asnjë pikë e asnjë presje atyre që tha Renzi, Tavecchio hodhi disa ide se çfarë mund të bëhet për rimëkëmbjen e sportit më popullor në Itali:

“Futbolli është një palë e dëmtuar nga këto ngjarje dhe neve na mungon dëshira apo forca për ta mbrojtur. Futbollit i mungon edukimi.

Duhet ta ndryshojmë këtë situatë, duke patur drejtues më të përgatitur. Janë gati 200 drejtues që riciklohen çdo vit, por që nuk dihet se çfarë bëjnë. Për këtë duhet të ngrejmë një database, që t’i monitorojmë, në të kundërt do të mbetemi në të njëjtën situatë”.

2 komente në “Bastet, Renzi: Ndiej neveri, duhet ndryshim në futboll”

  1. GMT says:

    Nuk mund të ndryshoni asgjë mr.Rentzi edhe vërtetë po të ngulmonit në kërkesën tuaj për ndryshime.Është pjesë e mentalitetit tuaj ajo për çfarë njiheni.Të gjitha këto vese janë pjesë e kulturës tuaj të ngjyrosura me sharmin tuaj të madh që ju bën të veçantë ndaj popujve tjerë të perëndimit.Mund të ndryshojnë gjërat në episode por kthimin në substancën origjinale e keni të pashmangshëm.Vazhdoni me tempin që keni,qëndroni italianë me të gjitha veset që keni se ndryshe nuk mund të akceptoheni jasht ketyre skemave.Sigurisht nuk jeni vetëm; i keni mesdhetarët,ballkanasit,latinët.

    1. artiles says:

      futbolli eshte prishur qe kur u futen llotot ne futboll! Vertet qe niveli eshte rritur, deri diku edhe eshte bere si magji, por shpirti dhe lufta sportive ka humbur. Sa do me pelqente te shihja edhe nje here ndeshjet e gjelave, qe beheshin para viteve 90, ku lojtaret bashkoheshin ne ekipe sipas shoqerise dhe luanin ne 31 dhjetor. Cfare kenaqesi ti shihje, lufte sportive, respekt per kundershtarin, respekt per fituesin, kenaqesi per tifozet!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje