Tifozat e Tiranës, kanë shfaqur haptazi irritimin e tyre ndaj drejtuesve të klubit dhe lojtarëve për këtë sezon të zhvilluar.
Gjatë pasdites së të martës kur ekipi bardheblu do të zhvillonte seancën e rradhës për ndeshjen e fundit kundër Teutës, tifozët të revoltuar për mënyrën se si po mbyllet sezoni nuk I kanë lejuar lojatrët të futen në qëndrën stërvitore “Skënder Halili”.
Gjithashtu, ultrasit e 24-tër herë kampionëve të shqipërisë kanë vendosur edhe banderola ku kërkonin dorheqjen e stafit, drejtuesve dhe të lojtarëve.
” Dallavere nëpër zyra, Dallavere në Pazar, Dallavere me të huaj, me Tironën ska Pazar” “Tirona jonë, shitët fanellën” “Stafi, Lojtar, Drejtues jepni dorëheqjen” ishin disa nga banderloat e vendosur në derën hyrëse të kompleksit stërvitor.
Nga situate e krijuar ekipi I Tiranës ka anulluar stërvtjen duke I kërkuar ndjesë tifozëve, ku dhe I premtuan se shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë.
Edhe mbrëmjen e djeshme presidenti Refik Halili në një letër të hapur drejtuar tifozave bardheblu I kërkoi ndjesë për këtë mbyllje të keqe të sezonit.
Në letrën e tij Halili theksoi se të gjithë do të marrin përgjegjistë e tyre dhe se sezonin e ardhshëm do të ndërtojë një Tiranë të një niveli tjetër, duke kërkuar edhe mbështetjen e tifozave./f.b