Platini e ekzagjeron me kritikat: Pol Pogba nuk është një yll

18 Maj 2015, 13:27Sport TEMA

Pol Pogba mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, por për 22-vjecarin, nuk vijnë vetëm komplimente, por edhe kritika.

Dhe kur këto kritika i bën presidenti i UEFA-s, Michel Platini, diskutimi bëhet edhe më serioz:

“Nuk besoj se Pogba është një yll, sepse një lojtar i madh shënon shumë gola. Nuk e di nëse Pol është një lojtar që mund të shënojë sa Mesi apo Ronaldo. Ata realizojnë rreth 50 gola në sezon.”

Por kritikat Platini, i shtrin edhe në aspektin taktik:

“Është inreresante ajo që ndodh me të te Juvja. Sa herë që skuadra e humbet topin dhe pëson gol, të gjithë i hakërrehen.”

Në fakt, këtë sezon Pogba ka arritur të shënojë 10 gola në 37 ndeshje, me një mesatare një gol cdo 299 minuta.

Edhe Zinedinë Zidanë, që konsiderohet një ndër më të mëdhenjtë e historisë që ka luajtur me Juventusin, vetëm në një rast ka arritur numrin dyshifror të golave të shënuar.

Sigurisht që Pogba nuk mund të jetë në nivelet e Mesit dhe Ronaldos për numrin e finalizimeve, por një futbollist nuk mund të jetë madh vetëm për golat që shënon.

Deri pak muaj më parë, mediat franceze shkruanin se Pogba ishte më mirë se Platini e Zidane në fillimet e tyre me kombëtaren.

Ndoshta kritikat e Platini janë një lloj provokimi, për ta nxitur Pogbanë që të bëjë akoma më mirë.

4 komente në “Platini e ekzagjeron me kritikat: Pol Pogba nuk është një yll”

  1. GMT says:

    Ka të drejtë Platini kur thotë:Pogba nuk është yll.Është një talent,me një fizik prej një antilope të Krügerit,thjesht nga ato yje që do thoshte mr.TOTILA rrezikojnë të shuhen me të njejtën shpejtësi të shfaqjes.

  2. Realisti says:

    Pogba eshte mesfushor, dhe nuk i vendoset krahasim me Mesin dhe Ronaldon, pasi ata jane sulmues. Platini eshte thjesht nje xheloz pasi Pogba eshte premtues dhe nga me te fortet per momentin ne rolin e tij.

  3. shikues says:

    Pogba eshte shume i ngathet dhe e humbet topin shpejt dhe nuk mbron

  4. Alban says:

    Jam tifoz i juventusit por Pogba sme pelqen fare. Shume i ngathet.
    Ishalla e shet te marrin ndonje lek e te blejne ndonje lojtar te hajrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje