Projekti i ri galaktik i Real Madridit me 3 “Asa”

16 Maj 2015, 15:57Sport TEMA

Një tris asash për Realin e Madridit.

Sipas “Sport.es”, Florentino Perez po përgatit një tjetër projekt galaktik, nga ata që ka dhënë prova se di ti kthejë në realitet, dhe këtë verë në shtëpinë e Los Blancos do të synohet një rfevolucion i vërtetë.

Do të largohen 5 lojtarë, duke përfshirë këtu edhe Lukas Silvan i cili u ble në janarin e kaluar dhe do të synohen tre goditje të mëdha: Pol Pogba, Marko Verrati dhe Marko Rojs.

Prej disa sezonesh Zinedine Zidane po përpiqet t’i mbushë mendjen Pogba për tu transferuar në Madrid dhe në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Champions, Perez ka biseduar me agjentin e tij Mino Raiola, duke ja bërë të qartë se paratë nuk janë një problem.

Në fakt nuk është ndonjë gjë e re kjo për Realin.

Verrati është një futbollist që dëshirohet shumë nga Karlo Anceloti, edhe pse më parë duhet parë se cfarë do të ndodhë me teknikun italian, e ardhmja e të cilit për momentin ka mbetur pezull.

Dhe në fund Rojs, i cili duket si lojtari më pranë fanellës së bardhë.

30 milionë euro plus kartoni i Jese Rodriguez, është propozimi që miklon Borusian e Dortmundit.

Vec të tjerash, Jese Rodriguez kërkon më shumë hapësira, dhe edhe nëse nuk përfshihet në tratativën me verdhezinjtë, mund të shitet gjithsesi në verë, me shumë mundësi duke përdorur opsionin e të drejtës së riblerjes sic ka ndodhur edhe me Moratën.

7 komente në “Projekti i ri galaktik i Real Madridit me 3 “Asa””

  1. GMT says:

    Në artin për cilësi nuk ka pikëmbërritje.Çdo blerje që do vinte nga Argjentina dhe Gjermania do ta arsyetonte investimin.Pse? Sepse janë lojtarë që e duan futbollin,vdesin në fushë,janë të disciplinuar dhe i binden urdhërave të trajnerit.Kanë një shpirt luftarak,janë modestë në krahasim me temperamentet e squllura afrikano-franceze,apo ballkanase që vetëm i fusin paratë në xhep dhe tungjatjeta.

    1. Argita_B says:

      Zinedine Zidane, Koppa, Platini, Varane, Benzema, Pogba, Cantona, Dessailly, Blanc, Evra, Henry, Viera, Deschamp….e keshtu me radhe, dhjetra e dhjetra futbolliste qe i kane dhene e i japin futbollit qenkan métalitete te squllura!!
      Duhet te jesh 20 vjeç dhe sapo e zbulon historine e futbollit, perndryshe ke problem perceptimi.

      1. GMT says:

        @Argita_B,
        Nuk debatoj me femra të panjohura.

  2. ura e gjeologjikes says:

    Hahaha,do t’a besonja po te mos ish Perez nje cope trapi.

  3. XhungëlHesapi says:

    Verrati është i pashitshëm. Eshtë pjesë e planeve afatgjata tek PSG. Si klubi si lojtari janë të kënaqur me njëri-tjetrin, ndaj para disa javësh, zgjatën kontratën deri në 2019.
    Rekrutimi i Pogbës varet nga 2 gjëra:
    1- shuma e FairPlay-it Financiar në dispozicion të Realit (më duket se kanë një paketë maksimumi 90mil Euro). Vlera e kartonit të Pogbës është aktualisht 100mil. Realit i duhet të shesë 4-5 lojtarë që të ketë mundësi të blejë Pogbën + ndonjë përforcim tjetër (portier + zëvendësues të Bale nqse ky largohet).
    2- Nqse ndodh një mrekulli dhe Juve arrin të fitojë C1, planet dhe objektivat e merkatos së Juves ndryshojnë për sezonin e ardhshëm. Pogba bëhet i pashitshëm.

  4. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    “ARGITA B ” !
    Pa dashur qe te beje Avokatine e “”GMT ” ,me duhet te them se AI ka EKSELENCE ne ate se cka kumton .
    Jam dakord qe Argjentinasit jane ideale ,por ketu eshte nje Handikap ,sepse Argjentinasit nuk e bejne dot rolin e Numerorit te topit por ate te shefit dhe mu per kete Argjentinasit nuk jane te mire-pritur .
    POGBA ? Per mua do te rezultonte nje fiasko sepse nuk ka kapacitetet e duhura te intelektit ,perpos fuqise fizike dhe trupit prej Atleti qe i ka dhene Zoti .
    REALI kerkon tituj ,por ne se qe ne 2008 dhe deri m esot do te kishte ngritur ekipet e veta zinxhir m e12-13 vjecar sot ata do te ishin 19-20 vjecar dhe do te kercenonin kedo ne ekipin e pare .
    Por LEPURI fle ne FERREN e madhe ,sepse PEREZI ,pikerisht me Tranaksionet ,Shitje-Blerje ,ai PASUROHET vete ,duke e Banalizuar cmimin e nje lojtari ordiner si BALE (( per te cilin kam folur qe ne kohen qe u ble se do te rezultonte nje fiasko dhe sic rezultoi ))) apo si buze-qumeshti Rogroguez .
    Koha qe ka kaluar n aka treguar gjithshtu se Italianet nuk pershtaten dot ne MADRID .
    Parashikoj qe edhe vitin qe vjen Reali do te notoje po ne ketom ujera .

  5. GMT says:

    @mr.TOTILA,”ofsajd zamka”
    E di e di,shumë njerëz do të jepnin jetën tonë për bindjet e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje