Lojtarët dhe tifozët kërkojnë qëndrimin e Ançelotit

15 Maj 2015, 15:46Sport TEMA

E ardhmja e Carlo Ancelottit në stolin e Realit të Madridit është vënë në dyshim të madh pas eliminimit që pësuan Los Blancos në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Juventusit, megjithatë janë të shumtë ata që dëshirojnë vazhdimësinë e trajnerit që vitin e kaluar fitoi 4 trofe me klubin merengues. Në një sondazh të realizuar nga e përditshmja madrilene As ku në votim kanë marrë pjesë mijra tifozë të Realit, shumica e tyre kërkojnë qëndrimin e Ancelottit. 63,2 % e tifozëve që kanë që kanë marrë pjesë në sondazh kanë qenë pro vijueshmërisë së 55-vjecarit italian në stolin e klubit mbretëror ndërsa vetëm 36,8 % e votuesve kërkojnë shkarkimin e Ancelottit. Në të njëjtën linjë me tifozët qëndrojnë edhe futbollistët e Realit të cilët gjithashtu dëshirojnë të kenë në drejtim ish trajnerin e Milanit, Chelsea dhe PSG-së, edhe sezonin e ardhshëm.

Menjëherë pas eliminimit ndaj Juves shumë futbollistë me peshë dolën në mbështetje të Carlettos. Sergio Ramos theksoi se nëse Reali fitoi Championsin e 10-të sezonin e kaluar kjo u arrit falë Ancelottit. Ndërkohë Marcelo shtoi se Ancelotti është një trajner fitues dhe po të ishte për të do ai do të vazhdonte punën në krye të skuadrës. Toni Kroos nga ana e tij nënvizoi se italiani është një trajner i shkëlqyer ndërsa Cristiano Ronaldo bëri me dije se ndihet mirë kur punon me të dhe do të ishte i lumtur ta bënte një gjë të tillë edhe gjatë viteve në vazhdim. Gjithsesi qëndrimi i Ancelottit në stolin e Los Blancos nuk varet as nga futbollistët dhe as nga tifozët sepse gjithcka është në dorë të presidencës.

55-vjecari ka një kontratë deri në Qershor të 2016-s por Florentino Perez ende nuk ka vendosur se cfarë vendimi do të marrë për trajnerin edhe shefi i marrëdhnieve me publikun Emilio Butragueno ka evituar të përgjigjet në dy raste përsa i përket të ardhmes së Ancelottit.

10 komente në “Lojtarët dhe tifozët kërkojnë qëndrimin e Ançelotit”

  1. GMT says:

    Ançeloti humbi gjysmëfinalen por nuk u turpërua.Qëndrimi i tij edhe në disfatë ishte mbretëror.Nuk është si ai zjarri bubulak të cilit i është thënë të shuhet pasi ka shndërritur.Ai do t’i japë akoma shumë Realit dhe në fund do tërhiqet qetë ashtu si erdhi,dinjitoz dhe aristokrat i heshtur.

    1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

      “GMT”!
      Gjej rastin ne kete nate te vone te dates 15 maj qe te jap mendimin ti per portierin Bask te komberares Iberike JOSE ANGEL IRIBAR .
      Me duhet te them ( ne se ti nuk ke qene i inkuadraur se ne Shqiperine shteterore ne vitet e fundit 60 televizoret ishin shume te rralle .
      Une ne fmiljen time kisha rastin te kisha nje “Fanola ” dhe pozicioni Im gjeografik me bente qe te percillja valet e RAI-t dhe te RTB1-2.
      Edhe pse i vogel do ti kujtoj se me jane skalitur thelle ne mendje perballjet e grupit eleminator te Boterorit te 1974 .
      Ne mos gabohem garonin Jugosllavia ,Greqia dhe Spanja n enje grup .
      Mbaj mend shume mire 4 perballjet midis Jugosllavise -Greqise ne Beograd 2-0 dhe ate te 19 Dhjetorit 1973 midis Greqise dhe Jugosllavise 4-2 ne Athine nen transmentimin e te madhit Marko Markovic ,por dhe te Janis Djakojanis ,me aq sa arrija qe te kuptoje .
      Por dhe Jugosllavi -Spanje 1-0 ne Shkurt 1974 ne mos gaboj me gol te Slloveno -Kroatit Josip Katalinskit, Lojtarit te Zeljeznicarit dhe ate te Spanje -Jugosllavi 0-0 ne prill me duket .
      IRIBAR do te ishte legjende sepse me sa kam lexuar ka qene ky Portier Bask i Atletikos se Bilbaos me duket kur Spanja ja doli qe ta mare Kupen e Kampioneve te Europes ne 1964 kunder BRSS se atehereshe te LEV ((LUAN )) JASHINIT ,i cili ishte zgjedhur qe ate bote si me i miri i te gjitha koherave .
      E mar parasysh qe ti mund ta kesh ndjekur direkt IRIBARIN ne ndeshje ne “”Narodnij Armij ” apo ne “Maximir”
      Reprezentacioni i atehershme JUGOSLLAV ( te me falin komentuesit e tjere sepse nuk dua qe ta perzjeje me politike dhe patriotizem ) ishte simpatik seps ekishte lojtarin me te mire te Jugosllavise per te gjitha koherat DRAGAN DZAICIN ,me te cilin un eisha tifoz ,por dhe me ate se ne menyre te cuditeshme zemra e REPREZENTACIONIT jugosllav ishin Boshnjaket si Enver Marici (( te cilin e kam ndjekur me vone ne vitin ’80 ne tetor ne Vlore per Kupen Ballkanike ,pra FLAMURTARI- VELEZH ,2-1 ne Vlore dhe 1-4 ne Mostar ))),Enver Hdziabdicin e Zeleznicarit ,Ivan Buljanin dhe Branko Obllakun dhe Ivica Shurjakun te Hajdukut te Splitit si dhe Lojtaret e Crvena Zvezdes ,si Jovan Asimovicin ,Dragan Dzaicin ,Vladislav Bogicievicinapo Stanislav Karasin i cili me kujtohet qe shenoi nje gol te bukur ne Athine ne Dhjetor 1973 ne ate fitore mbreselenese 4-2 .
      Por mos harro se ne Spanje me mbas tij erdhen portiere shume te mire si LUIS ARKONADA i cili luajti ne finalen e Kampionatit Europian , ne France por qe Spanja u mund 2-0 ng Platinia ,bile me kujtohet qe goli i shpetoi Arkonades nga duart .
      Me mbas porten Spanjolle e ruajti nje BASK si ANTONI ZUBIZARRETA te cilin e kam percjelle 2 here ne VLORE me Barcelonen ,si ne 1986 ne shtator kur ne ja dolem qe ta barazojme 1-1 ashtu dhe ne dhjetor 1987 avancuam minimalisht 1-0 kur BARCA e asaj kohe nuk kishte famen e sotme ,por ne ate bote luanin SHUSTER ZUBIZARRETA ,VUCTOR, HUGE,LINEKER dhe nja 2 lojtare te tjere te kombetares Spanjolle .
      Por te mos harrojme se ate bote luanin dhe portiera te tjere kalibri si GORDON BANKS i INGLITERES ,SEPP MEIER i R.F.GJ-se se fameshme ,DINO ZOFF i Italise time te plakur ne ate bote ,Fenomenali Polak JAN TOMASHEVSKI qe ja doli me pritjet e tij t’ia mohoje ANGLISE se plakur te ALF RAMSEY-t nje vend per ne finalet e ’74 ne Gjermani .
      Reprezentacioni Spanjoll heret dhe deri ne gjysmen e viteve ’70 perbehej nga nje miksture REAL ,4 lojtare ,,Barcelone 3 lojtare ,A.Bilbao 1 lojtare Portieri ,idhullin tend IRIBAR ,te cilin edhe sot e mbajne ne SPANJE si me te MIRIN e tyre per te Gjitha koherat ,2 te VALENCIAS si Jose Klaramunt dhe Huan Sol ,por ishin dhe 2 lojtare shume te mire si AMANCIO dhe PIRRI (( Jesuz Martinez ).
      Fillim vitet ’70 do te na nxirnin AJAXIN e JOHAN CRUIFIT ,Holandezi Fluturues qe sipas te madhit SANDRO COTTI ,kemba e tij shkel gjithe fushen dhe Ai CRUIFI eshte lojtar i viteve 2000!
      Por me gjithate nje tjeter kombetare do ti merte Trofete ,GJERMANIA e te madhit HELMUT SCHOENIT ,qe kishte sjelle per mua ne 1972-1974 Kombetaren Gjermane me te madhe te te gjitha koherave ,ku boshtin e perbenin plot 6 Bavareze te BAYERNIT dhe pikerisht ;
      1- SEPP…………………MEIER
      2-FRANTZ ……………..BECKENBAUER
      3-GOGS ………………..SCHVANCENBECK
      4-PAUL………………….BREITNER (((Lojtari me inteligjent Gjerman i te gjthra koherave ))
      5-JUP …………………..HEINCKES
      6-GERD’HARD………..MULLER (( Der Bomber ,fshatari me””Lekure te trashe” sic do ta citonte ate bote “Sudeutsche Zeitungu “”.
      Spanja e IRIBARIT nuk u kualifikua ,ITALIA e plakur e VALCAREGIT ,iku nga POLONIA e SHARMAKUT ,TOMASHEVSKIT , KASPERCAKUT ,GADOHES ,dhe te jashtezakoneshmit GREGOR LATTO qe e eleminoi Barazilin duke i mare vendin e trete ,por me nje Brazil ku PELE ishte larguar per ne KOSMOZ (( Pelja kurre nuk do te nominohet si lojtar i madh sepse beri 2 gabime trashanike :
      1-Luajti vetem me SANTOSIN dhe kurre nuk u provua me ekipet me te ira te kohes si MILAN ,INTER ,REAL apo ku di une tjeter .
      2-Injoroi ITALINE ,nen /kampione Bote ne 1970 ,Angline,Gjrmanine e vendit te trete dhe per ndeshjen e LAMTUMIRES ne MAROKANA zgjodhi …….Reprezentacionin Jugosllav ne ate mbasdite te 18 korrikut 1971 ,2-2 ku me kujtohet se per Jugosllavet pat shenuar ne fillim DZAICI dhe avancuan RIVELINJO dhe GERSON dhe baraz-peshen e vendosi Jurica Jerkovici ne mos gabohem .
      “”GMT ” !
      Shkruajta gjate per kenaqesine Tende dhe Timen ,perndryshe nuk kishja kohe qe te shkruaja shkurt .
      Tung dhe naten e mire !

      1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

        Shtese !
        Me duket se kam gabuar tek nje Lojtar i Bayernit te viteve 1972-1976 ,dhe ne vend te JUP HEINCKESIT duhet te jete ULI HOENES ,keshtu me duket sepse ky Lojtar i Humbi Gjermanise ne Beograd finalen me ate Penallti te humbir ,kur me heret ne kohen shtese pat barazuar 2-2 HOLZENBAINI .
        Ai Europian do te mbahet mend jo vetem se nje nga portieret me te mire u shpall VICTOR i CEKOSLLOVAKISE ,por do te mbahet mend gjate ,shume gjate ANTONY PANANKA per ate penallti te jshtezakoneshme e cila per Nga Menyra e interpretimit ka hyre ne histori si nje ANTOLOGJI FUTBOLLI
        AMANCIO dhe PIRRI ishin te REALIT per Spanjen e viteve ’70 !

        1. GMT says:

          @TOTILA,
          Ju jeni një enciklopedi futbolli por edhe me aq sa më është dhënë rasti të mësoj jeni edhe mjaft poliedrik.Të jesh i madh do të thotë të mos kuptohesh e edhe më keq të paragjykohesh.

      2. GMT says:

        @TOTILA,
        Ju falemnderit,aq sa jeni i ndritur jeni edhe shumë fisnik.Ju uroj një fundjavë të bukur kudo që jeni.

  2. berto says:

    Per mendimin Tim do te ishte nje gabim i madh i presidentit perez,rikonfirmimi i Ancelottit per sezonin e ardhshem.Ancelotti nuk ka cfare ti jape me Realit.kete gje e tregoi ne keto 2 sezone,ne perballjet me humbje kundrejt Barces,dhe ne vecanti Atletikos.
    Pastaj:e duan lojtaret? E duan sepse eshte trajner me karakter PULE,ku kete karakter me se shumti e formoi gjate drejtimit te Milanit.Bente cfare i donte bitha Berlusces.

  3. ENDRI says:

    Sapo fola me Perez dhe me tha hapur qe nuk do e levizi, keshtuqe pa merak…

  4. elton says:

    ca legeni perez, mua me tha qe do ta heq ancelotin. qeka mashtrues

  5. jo neglizhence says:

    perezdogji edhe mourinjon,e nuk i dha asnje lojtar te ri,ancelotin e ngopi me blerje………
    fitore barces,klass,konpakt te gjithe.

  6. Perez says:

    Shqipetaret vec me u hape dine. Kur fola une me ju, pse mashtroni tifozat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje