Juventusi ka refuzuar mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimoviç në Torino, si pjesë të një marrëveshjeje për transferimin e Pol Pogba te Paris Saint Germain.
Parizienët janë në garë për kartonin e 22-vjeçarit dhe për të arritur tek ai janë të gatshëm të heqin dorë nga suedezi, por Juventusi me sa duket preferon më shumë Edinson Kavanin.
Sipas mediave italiane, ideja e përfshirjes së Ibrës në këto tratativa është dhënë nga agjenti Mino Raiola, i cili përfaqëson edhe Pogba.
Propozimin e tij, Raiola ia ka paraqitur dy drejtuesve të Juves, Paratici e Marota, por ka hasur në kundërshtim të prerë.
Te “Zonja e Vjetër”, Ibra shikohet si i panevojshëm për planet afatgjata të klubit për shkak të moshës 33-vjeçare, por edhe për shkak të pagës së lartë që kërkon suedezi.
Gjithsesi, bardhezinjtë janë drejt një akordi me sulmuesin tjetër të Paris Saint Germain, uruguaianin Edinson Kavani.
Ish- ylli i Napolit thuhet se kërkon 8 milionë euro në sezon, një shifër që për momentin është larg asaj që mund të ofrojë Juventusi.
Megjithatë, nëse palët do të arrijnë në një pikë të përbashkët, Paris Saint Germain nuk do të bënte rezistencë për largimin e Kavanit.
Nuk eshte arsyeja vetem tek Paga e larte dhe Mosha ,por dhe ajo qe KURRE mos u kthe ne nje vend qe ke qene m epare ,ne te njejtin pozicion .
Me sa m ekujtohet gjithe shpura MERCENARE e JUVES se 2006 qe fitoi Boterorin (( e kam fjalen jovetem per lojtaret italiane )) si MINJTE e lan e anijen qe po mbytej ,ku njeri nga keta ,pos KAPELES ,KANAVAROS ,me shoke ishte dhe ky IBRAHIM-0-VICI .
Ky IBRAHIMI ka nje handikap :
Ky eshte kokorrosh dhe kudo qe shkon fut percarjen sepse do qe te sundoje ne nje KOTEC ku ka me shume se 2-3 KAPONJ per 7-8 pula ,por Ky eshte nje KAPUA PA BISHT .
Mire ka bere JUVJA qe eka refuazuar .
Karakteri i ndyrë që ka nuk e ka lënë që nga një talent i vërtetë futbolli të ngritet në një legjendë.Kudo që luan vë zjarre që pastaj vetë të digjet.Fodullëku i shkonte vetëm Armando Diego Maradonës që Argjentinës i dhuroi titullin e dytë të kampionit botëror në stadiumin Asteka të Meksikos më 1986 me golat që shënuan Bravo,Buruçaga dhe Valdano.