Statistikat janë kundër Real Madridit

12 Maj 2015, 15:27Sport TEMA

Janë të shumtë ata që besojnë se Reali i Madridit do të arrijë të përmbysë disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League që do të luhet këtë të Mërkurë në Santiago Bernabeu, por historia dhe statistikat janë kundër Los Blancos. Merenguesit kanë plot 28 vjet që nuk kalojnë një skuadër italiane në raundet me eliminim direkt të kompeticioneve europiane. Napoli i Diego Armando Maradonës është ekipi i fundit italian që është nxjerrë jashtë nga Reali i Madridit. Në raundin e parë të Kupës së Kampioneve të sezonit 1987-1988 Los Blancos mundën “Të Kaltrit” 2-0 në Santiago Bernabeu falë golave të realizuar nga ish trajneri i Olympiacosit Michel dhe Miguel Tendillo ndërkohë që në ndeshjen e kthimit Reali barazoi 1-1 në San Paolo me një gol të Butraguenos duke siguruar kualifikimin.

Në atë edicion madrilenët shkuan deri në gjysmëfinale duke u eliminuar më pas nga PSV Eindhoven. Napoli ishte viktima e fundit italiane e Realit sepse që nga ai vit mbretërorët janë eliminuar në 5 raste nga skuadrat e Serisë A në ruandet me ndeshje vajtje-ardhje dhe e vetmja fitore e Realit gjatë këtyre viteve është ajo ndaj Juventusit në finalen e Championsit të vitit 1998 të zhvilluar në Amsterdam ku vendosi një gol i serbit Predrag Mijatovic. Në sezonin 1988-1989 ishte Milani i Arrigo Sachit dhe treshes së famshme holandeze Van Basten-Gulit-Rijkaard skuadra që nxorri jashtë Realit nga gjysmëfinalet e kompeticionit më madhor për klube.

3 vite më pas në sezonin 1991-92 ishte radha e Torinos për të lënë jashtë finales së Kupës Uefa, madrilenët. Të njëjtin fat Los Blancos patën edhe përballë Romës në 1/8 e Championsit në sezonin 2007-2008 kur u mundën në 2 raste me rezultatin 2-1. Ndërkohë Juventusi kundërshtari i këtij viti për Realin të cilin merenguesit e kanë mposhtur në finalen e 1998-s, e ka eliminuar dy herë skuadrën spanjolle në ruandet me vajtje-ardhje. Në sezonin 95-96 bardhezinjtë përmbysën disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në sfidën e kthimit në Torino duke fituar 2-0, ndërkohë në vitin 2003 Juventusi la jashtë finales së Old Trafford madrilenët. Historia tregon se Reali do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në finalen e Berlinit ndaj bardhezinjëve, por tifozët e klubit mbretëror nuk duhet të demoralizohen sepse me një treshe sulmuese të përbërë nga lojtarë si Ronaldo-Bale dhe Benzema Los Blancos kanë gjithë të drejtën e Botës për të synuar finalen pasi edhe statistikat janë bërë për t’u thyer.

3 komente në “Statistikat janë kundër Real Madridit”

  1. pip says:

    Go Real, ka ardhur koha te perfundoje katenaco idiote,e futbollit te merzitshem italian.

  2. GMT says:

    Reali është në avantazh me golin që bëri në transfertë dhe revanshin që luan në fushën domestike.

  3. leo says:

    nuk mund te paragonosh realin e madritit me juventusin eshte 1 fat qe juventusi ndodhet ne ate posicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje