Trajneri i Juventusi,t Masimiliano Alegri, në prag të përballjes së dytë gjysëmfinale përballë Realit të Madridit, në Bernabeo ka deklaruar se do të nevojitet një Juve e madhe për të eleminuar madrilenët.
Pavarsisht gjithckaje, tekniku bardhezi, është shprehur optimist se skuadra e tij, do të arrijë të kualifikohet për në finalen e madhe që do të zhvillohet në Berlin.
Alegri ka theksuar gjithashtu, se në ekipi i tij është në gjëndje të mirë fizike dhe do të zhvillojë një ndeshje të shkëlqyer nga ana teknike për të përballuar më së miri sulmet e madrilenëve.
“Në Madrid duhet të jemi shumë energjik dhe të luajmë një ndeshje të shkëlqyer nga ana teknike.
Jemi vetëm 95 minuta larg ëndrrës.
Shpresoj, të kemi fatin në anën tonë edhe pse në radhë të parë duhet të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë.
Për tu kualfikuar në finalen e Berlinit duhet zbresë në fushë një Juve e madhe” deklaroi Alegri./f.b
Real,lindur per te fituar,kujtoni Santilianen,Huaniton…!