Juve refuzon 80 milionë euro nga Barca për Pogba

8 Maj 2015, 11:39Sport TEMA

Pas fjalëve vijnë faktet konkrete. Juventusi nuk ka ndërmend ta shesë Paul Pogbanë. Klubi bardhezi ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh të Barcelonës për mesfushorin francez, që mbetet ndër më të kërkuarit në merkato nga skuadrat e mëdha. Përgjigjja e Agnelit ka qenë negative edhe pse Blaugranat, që nuk mund të blejnë lojtarë deri në janar të 2016, janë të gatshëm ta lënë në formën e huazimin në Juventus Stadium deri në qershor të vitit të ardhshëm. Gjitcka është e qartë. Drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend ta shesin 22-vjecarin për një shifër që nuk i afrohet 100 milionëshit.

Ky lajm ka zënë hapësirën kryesore të faqes së parë të TuttoSport, një gazetë shumëpranë klubit bardhezi. Ky refuzim konsiderohet një sinjal i fortë edhepër PSG, Manchester Cityn dhe Realin e Madridit, që gjithashtu kanë shfaqur interes serioz për Pogbanë.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida mori “jo”-në e parë, tani e kanë radhën të tjerët, sepse edhe Pogba për momentin nuk dëshiron të largohet nga Torino.

Kush e dëshiron Pogbanë duhet të derdhë të paktën 100 milionë euro, fjalët e tjera janë të tepërta. Vetëm në rast të një oferte stratosferike bardhezinjtë mund ta marrin në konsideratë shitjen e xhevahirit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje