Rikthehet Alaba, Riberi mungon edhe në Mynih ndaj Barçës

8 Maj 2015, 11:39Sport TEMA

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Bajern Mynih nga infermieria pas disfatës shokuese që pësuan bavarezët në gjysmëfinalen e parë të Championsit ndaj Barcelonës.

Lajmi i mirë ka të bëjë me David Alaban.

Austriaku  u rikthye në stërvitje këtë të mërkurë dhe mesa duket e ka lënë pas dëmtimin që pësoi 5 javë më parë.

Alaba, i cili këputi ligamentin e gjurit të majtë tashmë është gati për të ndihmuar Bayernin në këtë fund sezoni.

Gjithsesi të pakta janë shanset që futbollisti austriak të zbresë në fushë në gjysmëfinalen e dytë ndaj Barcelonës, edhe pse në shtëpinë e kampioneve te Gjermanise shpresojnë se Alaba do të jetë gati për ndeshjen e të martës së ardhshme.

Lajmi i keq për të gjithë tifozët e Bajernit është se francezi Frenk Riberi nuk e ka hedhur ende pas krahëve dëmtimin që po e mban jashtë fushave të futbollit prej disa kohësh dhe nuk ka asnjë shans të luajë në takimin e kthimit ndaj Barcës.

“Jam shumë i trishtuar”- deklaroi Riberi pas publimit të lajmit.

“E dëshiroja me cdo kusht këtë rikthim, por tashmë do të punoj fort në mënyrë që vihem sa më shpejt në dispozicion të skuadrës”- shtoi në përfundim futbollisti 32-vjecar.

1 komente në “Rikthehet Alaba, Riberi mungon edhe në Mynih ndaj Barçës”

  1. Argita_B says:

    Bayern me Alaba, Ribery, Robben ne formacin si dhe me Lewandovski jo te demtuar ka nje ekip krejt ndryshe. Gjynah qe Barça luajti kunder nje Beyern te pergjysmuar pasi do kishim pare tjeter spektakel dhe ndoshta rezultati nuk do te ishte i njejte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje