Luis Enrike: Mesi na habit çdo ditë. Guardiola: Askush s’mund ta ndalë

7 Maj 2015, 10:18Sport TEMA

Luis Enrike është bërë me krahë, sepse të fitosh me Bayernin dhe madje bindshëm, nuk është diçka që ndodh çdo ditë.

Trajneri i Barcelonës e ka të vështirë të fshehë entuziazmin, megjithatë nuk e shikon veten ende në finalen e Berlinit.

“Pa dyshim që ky është një rezultat perfekt që na afron shumë me finalen.

Jam tepër i kënaqur me lojën dhe me gjithçka. Pep u përpoq t’i qëndronte besnik filozofisë së tij dhe ne po ashtu.

Leo Mesi? Ai të habit gjithnjë, por nuk është vetëm ai pjesa artistike e Barcelonës. E gjithë skuadra luajti në harmoni dhe me efektivitet kundër një rivali unik”.

Me një këmbë drejt Berlinit, cili është plani që ka Luis Enrikue për takimin e kthimit?

“Nuk ka asnjë dyshim, do të shkojmë në Mynih për të fituar.

Nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër. Do të luftojmë, por do ta kemi të vështirë sepse me mbështetjen e tifozerisë, Bayerni do të jetë më i fortë.

Mbaj mend një finale në Champions, kur një skuadër po fitonte 3-0 dhe më pas humbi”.

Në fund një koment për Pep Guardiolën. A mendon trajneri i Barçës se tifozeria vendase e priti ftohtë njeriun që i ka dhënë aq shumë suksese blaugranave?

“Edhe pse ishte një rikthim i i veçantë, vetë Guardiola tha paraprakisht se vinte për të bërë punën e tij si trajner i Bajernit, kështu që është normale që tifozët të mbështesnin ekipin e tyre”.

Edhe Pep Guardiola e ka pranuar se të markosh Mesin, është e pamundur.

Ai the ekipi po luante mirë deri kur pësoi golin e parë.

Më pas, sipas Guardiolës, Bajerni u shpërbë.

4 komente në “Luis Enrike: Mesi na habit çdo ditë. Guardiola: Askush s’mund ta ndalë”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    LUIS ENRIQUE ,perpara se ti thur Ditirambe MESSIT do te bente mire qe te fliste dhe te komunikonte me MESSIN dhe me 7 Lojtare te tjere ,me te cilet nuk flet qysh prej 6-7 muajsh .
    ENRIQUE ,nuk eshte trajneri i duhur per BARCEN .
    ANCELOTIN do te doja qe ta shihja qysh ne edicionin e ardhshem trajner te BARCES !

  2. Best says:

    Totila mos me zhgenje
    deri tani te kam vleresuar per bagazhin futbollistik dhe per hollesite si e njeh kete sport
    Por te lutem shume me Ancelotin mos bej shaka
    Eshte trajner surrogato dhe diten qe barca do e marre une per vete si perkas me asaj skuadre si tifoz
    Nuk eshte trajner futbolli ai, eshte vetem fallxhor qe ka pak fat
    Une i qendroj kesaj ideje dhe do i qendroj deri ne fund
    Anceloti ka mbetur me kohen dhe skemat e qepes nuk eshte per futbollin e sotem
    Nuk eshte as inteligjent dhe as motivues
    Enrike duket se po ia fut qe ne sezonin e pare, megjithese s’eshte trajner kushedi, ketu ndaj te njejtin mendim me ty
    Enrike gaboi vetem te Messi dhe aty nxitoi se di pse, me te tjeret ka vepruar perfekt, i heq kapelen
    Ta them me sinqeritet, kam qene i pari qe kam gezuar kur erdhi te Barca, Pse????
    Sepse di te menaxhoje fizikun dhe minutat e lojtareve, aftesi perfekte e tij qe ne nje skuader te madhe jep gjithnje tituj se te te voglat nuk ndihet
    Futbolli eshte bere i rende ditet e sotme, ndaj duhet e gjithe pankina per gjithe sezonin dhe ai meriton nje 10
    Edhe Martino po te kishte pasur lojtare te blere vjet, qe Roselli sia plotesoi e la pa mbrojtje e mesfushe, do i kishte marre te gjitha sepse dy muajt e fundit e leshoi
    Gjithe te mirat
    (te fala pellazg psikopatit)

  3. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    “BEST ” !
    Mua me duhet qe te jem me kembe ne toke dhe te gjykoj sa me me objektivitet qe te jem me i besuaeshem .
    ANCELOTI duam apo nuk duam une dhe ti Ai ka treguar qe eshte selektor i persosur ,derisa i vuri Rrugecerit e REALIT si RAMOSIN ,ALONSON (( i cili iku per t’iu bashkuar Murinjos i cili e perdori ne menyren me te turpeshme ),MARCELON ,KOENTRAON,PEPEN ((( qe sic e kam theksuar ,se po te ishte gjalle GJENIU DARWIN do kishte pare Fosilin me te gjalle qe do te verttonte si nje AKSIOME ,POSTULATIN e tij per “”ORIGJINEN e LLOJEVE “” dhe ne fund Arrogantin RONALDO ,dhe qe i kundervuri kunder BARCES ku e kam sterthene se donte qe te vriste 3 Zogj me nje gur .
    Eh,ANCELOTI ua mblodhi rripat ne me pak se 3 muaj .
    Une hyj tek personat qe para futbollit MERZITES te Stilit tiki-taka ,pelqej Kunder-napadin ,pra KATENACION qe per mua eshte AJO qe qysh se e shpiku KARL TRAPANI dhe Zvicra e beri te sajen ne 1954 me te famshmin “”DRYN ZVICERAN” me efikasja .
    Ne se do te shtyhemi thelle ,shume thelle nder vite ,60 vite te shkuara ,ku as ti dhe as une as qe ishim projektuar ne ATO te Baballareve tane ,Nje tjeter ITALO-ARGJENTINAS i madh HELENIO HERRIERA me Interin e tij tr mbushyur me Argjentinas ku do te spikaste i madhi SUAREZ apo dhe Pipinot si MAZOLA ,FACCETI me shoke ja doli qe ta thyeje hegjemonine e REALIT te nje tjetri ITALO-ARGJENTINASI Magjik si ALFREDO DI STEFANO i cili ja doli mbane ,si asnje ne historine e futbollit te Kupes se Kampionve qe te fitonte 5 here rresht ate ,pavarsisht se ne ate bote merrnin pjese 8 HERE me pak ekipe ne ate kompeticion !
    ITALIA me kete stil loje ja doli qe te jete Kampione Bote plot 4 here dhe te mos harrosh se qysh prej 80 vjetesh FUTBOLLIne ITALI eshte INDUSTRI eshte PUNE.
    Ti edhe une kemi perdorur 100 sharje per MURINJON i cili nga ana njerzore i meriton ,por per ate se Cfare MURINJO dhe ANCELOTI kane arritur ne KARRIERE ata mua MA IMPONOJNE me dhune respektin .
    ENRIQUE ti e din se nuk flet me me shume se 8 lojtare te BARCES dhe urat e komunikimit i mban SERIOZI XAVI .
    Nga ana tjeter as ti dhe as un enuk duhet qe te gezohemi perpara kohe per kete fitore te barces sepse GUARDIOLA edh epse totalisht DESHTOI ne EUROPE me Bayernin ,ai eshte shume dinak dhe mundet te kete projektuar zgjidhje rafinake per ndeshjen e kthimit dh ete fitoje me diference prej 4 golash ,ku te jemi te sinqerte e te mos harrojme se BARCA a e ka nje prcedent te tille me BAYERNIN jo me larg se sa 2 vite me pare .
    Ne se BARCA deshton se paku ne La-liga ,sepse ne Ch-League REALI nuk eshte Bayern ,atehere ENRIQUE duhet ti marre te gjitha pergjegjesite dhe te largohet ,sic duhet QERUAR nga BAYERNI GUARDIOLA qe ja doli te jete nje nga deshtaket me te medhenj te Historise moderne te futbollit ,edhe ne se ne nje SITUATE HIPOTETIKE Ai e mer Kupen e Kampioneve .
    Ruaj respekt per ty djithashtu .
    PELLAZGU ?? ,as qe dua qe te bie ne nivelin e tij ordiner !

  4. Best says:

    Te pershendes
    Me katenacion me binde ne aspektin e Ancelotit, dakord jam vetem per ate
    sepse e kuptoj qe ti pelqen kundersulmin kurse une per vete miksen ate qe ben Barca e sotme, pra edhe te mos te merzise edhe te kontrolloje

    Une nuk gezohem kurre parakohe dhe ti e di, dua te rri me kembe ne toke dhe fitorja me bajernin me gezoi personalisht vetem per nje gje, jo hakmarrja ndaj bajernit per 2012, por hakmarrja per Muller prepotentin dhe Nojerin qe ne boteror s’lane gje pa share argjentinasit vetem se u doli ai gol rastesisht dhe kaq
    madje edhe benin kercimin e majmuneve duke imituar argjentinasit
    Une jam me parimin kurre mos e ofendo tjetrin nese nuk ta ben borxh

    Ndeshja e kthimit mund te kete edhe surpriza, por me bvjen keq te ta them se s’kane asnje pike shansi sepse perseri me mungesa do te jene
    Nuk besoj se Suarez dhe Nejmar do falin si te merkuren
    Gjithsesi futbolli ndaj eshte i bukur

    Enrike duhet vleresuar sepse si Guardiola ne 2009 qe solli tiki-takan dhe iu deshen 4 vjet ekipeve tia merrnin doren per ta ndalur, edhe Enrike ka shpikur sistemin fizik te rotacioneve ne menyre perfekte

    Nese ke 28 lojtare, aktivizoi te gjithe, sidomos kur je skuader e madhe, sepse futbolli eshte kthyer ne lufte fizike. ke per te pare se sa sukses do kete nese ia del per 2 jave te mbaje kete ritem
    se pastaj te merr vala si Guardiola kur kaloi Celesin ne 2009 me ate fat ne shtese, goli Iniestas
    Nese ai gol s’do dilte, mbase sot nuk do flinim per kete Barcelone, ku i dihej

    Guardioles ia di per nder edhe Low pwr boterorin e fituar, sepse Gjermania zbatoi lojen mikse dhe triumfoi, ndaj e moren Pepin ata se ndryshe nuk fitonin Boterorin
    Me fal se shkruajta gjate
    te pershendes edhe nje here
    Ancelotin se dua fare, eshte babaxhan, por vetem kaq
    Ti e di mire se si i ka fituar ato Championset
    Nje me penallti juventusit, nje hakmarrje gjoja ne thonjeza liverpulit qe pazari ishte bere ti kthehej restoja e turperimit te 2005 dhe e fundit me Realin me te dermuar te historise qe askush se priste ne minute 94
    apo jo????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje