Mediat italiane raportojnë për një zënkë mes Andi Lilës dhe shokut të tij të skuadrës, Xhiusepe Prestia në stërvitjen e paradites të së Mmrkurës.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Prestia, 21-vjeçari që numëron vetëm një prezencë me Parmën në këtë sezon të Serisë A, janë përplasur në fund të ndeshjes brenda grupit, ndërsa pritej Golden Goal, për të vendosur anën fituese.
Të dy futbollistët, gjithmonë duke ju referuar “Gazzetta-s” janë lëshuar njëkohësisht për një top që mund të ishte deçiziv, dhe Lila nuk është frenuar në ndërhyrjen e tij, çka ka sjellë ankesat e italianit.
Të dy më pas janë gjendur përballë njëri-tjetrit dhe sipas “Gazzeta Dello Sport” pas disa gjesteve kërcënuese mes tyre, Lilla e ka goditur me kokë Prestian, që ka reaguar, dhe në atë moment kanë ndërhyrë shokët e tjerë të skuadrës, duke evituar që gjakrat të nxehen akoma më tepër.
Andi Lila u transferuar te Parma janarin e kaluar dhe pavarësisht vështirësive që po kalon klubi në aspektin administrativ, ka rezultuar një ndër lojtarët e spikatur të skuadrës së Donadonit, ku është dalluar për grintën e tij në fushë, si dhe ka shënuar dy gola, një në barazimin ndaj Interit, pavarësishit rolit të tij si mesfushor i tërhequr.
Nje lajme shume i rendesishem dhe i buker per futbollin shqiptar.
andi ti je i papare do te doja te mos zihesh me askend se je shume i qete e i mire ne te duam shume , u merzita kur ti nuk luajte me armenin por vetem shikoje .ne te duam vetem ne loje
andi je futbollisti me i mire i kombetares pervec lorikut. kur do te dalesh prape ne sken se je yll i skenes shqipetare.ne fakt motra ime dhe shoqa e saje vdes per lorikun jo une.