E kush nuk ka ëndërruar të shkrepë disa foto me idhujt e tij? Steve Carruthers, një i ri britanik, i panjohur për ekranin, ëndrrën e ka bërë realitet, duke u treguar i çmendur në guximin e tij.
Në ndeshjen e shekullit, 24-vjeçari nga East Yorkshire qëndroi në pritje jashtë MGM Grand Arena dhe priti momentin e duhur për të depërtuar brenda në misionin e tij.
Si një agjent i vërtetë, Carruthers e kishte ndërtuar planin të atillë, kishte nxjerrë nga garderoba kostumin më të mirë për të krijuar përshtypjen e një VIP-i të vërtetë.
Cili ishte çasti i duhur? Teksa priste jashtë arenës, i riu britanik pa Leonardo Di Caprion dhe vendosi të bëhej pjesë e eskortës së tij.
Pasi arriti të kalojë me sukses gardhin e truprojave, ai u hodh menjëherë në aksion, duke shkrepur selfie të njëpasnjëshme me dy protagonistët e mbrëmjes Pacquiaon e Mayweather dhe këdo që t’i dilte përpara.
Ishte mbrëmja e tij më e bukur dhe më e çmendur. Kurrë nuk kishte patur rastin të takonte kaq shumë personazhe të njohur të sportit, kinematografisë e muzikës.
I pyetur më pas nga mediat e vendit të tij për këtë aventurë sa të guximshme, aq edhe të rrezikshme, Steve Carruthers tha se nëse do të kishte veshur xhinse e atlete, nuk do të kishte patur asnjë shans që të takonte reperat Chris Brown dhe Macklemore apo miliarderin amerikan Donald Trump.
Le ta provoje prap Karrotresi!