Mou: Kritikët? Qentë le të lehin, karvani shkon përpara

4 Maj 2015, 16:12Sport TEMA

Tre pikët kundër Kristal Palas ishin mëse të mjaftueshme që Hoze Murinjo dhe djemtë e tij të nisin festën për titullin e pestë kampion të Çelsit.

Paraprakisht portugezi kishte pohuar se skuadra e tij është më shumë strategjike sesa artistike, por kurrsesi nuk mund ta pranojë se është e mërzitshme.

Mllefin Murinjo e ka me kritikët, të cilëve gjen rastin t’u kthejë reston edhe pse është kohë feste.

“Bëjmë gjithçka që duhet dhe ashtu si duhet, prandaj e meritojmë të jemi kampionë dhe unë besoj se të gjithë e kuptojnë këtë.

Për ata që kanë kokë të madhe e që thonë se ne nuk e meritojmë, në vendin tim ne themi: Qentë le të lehin dhe karvani të shkojë përpara. Eshtë shumë e lehtë të bësh analistin sepse si analist t’i mund të fitosh çdo ndeshje”, tha ai.

Nëse “The Special One” e ka inatin me kritikët, kapiteni Xhon Teri e ka personalisht me Rafa Benitez, i cili e drejtoi Çelsin përkohësisht 2 sezone më parë:

“Dikush ka thënë se unë nuk mund të luaja dy herë në javë. E di mirë ai njeri se kush është. I kam treguar atij se ka gabuar dhe se unë vazhdoj të luftoj. Madje ndihem shumë mirë dhe në formë”.

Me rikthimin e Murinjos, në sezonin e tij të dytë, Çelsi ka fituar veç kampionatit, edhe trofeun e Capital One Cup, ndërsa për portugezin koleksioni i titujve arriti shifrën 22.

3 komente në “Mou: Kritikët? Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”

  1. england says:

    I ka bo me hije drejtuesit e skuadrave ne Angli Mourinjo!jo vetem per faktin se ua merr trofete,por u merr edhe protagonizmin perpara mediave,ky njeri di te beje lajm,por mbi te gjitha eshte i afte te fitoje kudo qe shkon.Shprehja qe ka perdorur Mou per kedo qe si pelqen strategjia e tij,dhe taktika e tij ne futboll vlen,vlen pasi sot presidentet harxhojne shuma te medha parash per te fituar,dhe jo per tu argetuar dhe ne fund te humbasesh,patjeter qe bukuria eshte e rendesishme ne nje loje futbolli,por kur klubi nder vite nuk arrin te rezervoje nje trofe te vetem ne arkivat e tij,ne kete rast i rrofte spektakli ne fushe pa rezultatet qe klubet kerkojne.

  2. gegu81 says:

    England dukesh qe ben pjese tek ato persona qe adhurojne mourinjon me sy mbyllur,me pleqte e celsit fitoj champion Di mateo me celsin fitoje edhe anceloti por tipave si ty i pelqejne trajneret llapaqene dhe pordhace ,per mua mourinjo hyn tek tranjeret e forte por me karakter te dobet sepse kur del nga champion thote kemi synim kampionatin kur nuk fiton kampionatin thote kemi synim champion the kur nuk fiton asnjeren nga te dyja thote kemi synim kupen,mbaje mend qe trajnere si mourinjo do kene perfundim te keq as superliga shqiptare sdo i mare persiper .

    1. test says:

      e ke gabim…
      ne fakt Mourinho cdo vit merr nga 1..2..3 tituj…
      kjo do te thote qe eshte trajner i zoti…
      qente le te lehin …karvani shkon perpara…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje