Superliga/ Kukësi rikthehet tek fitorja ndaj Apolonisë

2 Maj 2015, 18:47Sport TEMA

Kukësi rikthehet tek fitorja.

Verilinorët arritën të mposhtnin me rezultatin 2-1 ekipin e Apollonisë.

Autorët e golave për nënkampionët e vëndit u shënuan nga Zeqiri dhe Huysa, ndërsa për fierakët realizoi sulmuesi Andi Ribaj.

Pjesa e parë e takimit ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, por pa arritur të realizojnë në portat respektive.

Në pjesë e dytë serinë e golave e hap mesfushori vlonjat Hair Zeqiri, në minutën e 65-të të takimit, për të vijuar më pas me Hysën në minutën e 75-të.

Në fund do të shënonte dhe Andi Ribaj për Apolonin I cili me anë të një goditje dënimi realizon një gol spektakolar që vlejti më shumë për statistikë, pasi fierakët dolën të humbur nga ky takim.

Në ndeshjet e tjera Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi kundër Elbasanit, duke u ndalur në shifrat 1-1. Autorët e golave ishin Gilman Lika, për bardhekuqtë dhe Grabova, për Elbasanin.

Ndërsa, në sfiden tjetër Laci ka mposhtur në shtëpi ekipin e Flamurtarin 2-1.

Kurbinasit dominuan për 90-minuta takimin duke mos e vënë në asnjë moment në rrezik fitoren.

Për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu autori i golave ishte sulmuesi James Adeni, ndërsa për vlonjatët shënoi I riu Bregu

. Në orën 19:00 do të luhet dhe takimi tjetër ndëmjet Skëndërbeut dhe Teutës, ndërsa takimi I fundit I javës së 33-të do të zhvillohet ditën e hënë ku do të  luhet derbi I kryeqytetit Tirana-Partizani./f.b

1 komente në “Superliga/ Kukësi rikthehet tek fitorja ndaj Apolonisë”

  1. Ermal gjoni says:

    O gazetar analfabet, shkruaj shqip. Fjala shqipe eshte ” Verilindor” dhe jo “verilinor”. Gazeta duhet te beje koregjimet dhe mos te lejoj shtremberime te tilla amatoreske
    Emigranti
    US

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje