Gareth Bale, është bërë lojtari më i kërkuar nga klubet angleze.
Pas skuadrës së Chelsit, e cila është e gatshme të bëjë të pamundurën për ta afruar në “Stamford Bridge”,një tjetër ekip anglez kërkon ta afrojë në gjirin e saj.
Manchester United, ka gati një cek prej 100 milionë paund, për të bindur lojtarin dhe drejtuesit madrilène, për blerjen e kartonit të uellsianit.
“Djajtë e Kuq” pas marrveshjes së arritur me sponsorin e ri Adidas, e cila do të derdhë në arkat e klubit 75 milionë paund në vit, ka bërë që Luis Van Gal, të japë menjëherë “OK” për tu hedhur në sulm për 25-vjecarin.
Gjithsesi, pavarsisht e ardhmja e Bale tek madrilenët është vënë në dyshim , pasi ka marrë shumë kritika, ai është një ndër lojtarët më të preferuar të presidentit Florentino Perez, I cili I ka dalë shpesh herë në mbrojtje.
Megjithatë, një ofertë e tillë mund të vërë në pikëpyetje të ardhmen tij në “Santiago Bernabeo”, pasi Manchester United kërkon ta rimarrë me të njëtën shumë që u transferua dy vite më parë nga Totenhemi tek Reali I Madridit./f.b
100 million paund per nje lojtar mesatar????
100 milion paund per kete futbollist medioker!vlera reale e ketij futbollisti duhet te varioje nga 20-30 milion euro.
Nuk eshte zotesia , por eshte fati qe punpn per kete lojtare.
pavarsisht cmimit qe eshte variabel dhe jo real ,ky futbollist eshte serioz dhe i disiplinuar .
ai erdhi ne madrid per te shaqur cilesite e tij ,por nuk po gjen terren dhe per mua me te padrejte ,anatemohet .