Berluskoni vendos sot për të ardhmen e Milanit

30 Prill 2015, 12:39Sport TEMA

Dita e sotme do të jetë decisive për të ardhmen e skuadrës së Milanit.

Manjati tajlandez, Bee Teachaubol, mesnatën e djeshme I ka bërë ofertën e tij zyrtare presidentit të kuqezinjve, Silvio Berluskoni, duke I ofruar 500 milionë euro për 60% të aksioneve të klubit.

Propozimi I ofertës për blerjen e Milanit, Bee Teachaubol e bërë në vilën e Berluskonit në Arcore ku u zhvillua një takim maratonë që filloi që prej orës 19:00 dhe përfundoi në mesnatë.

Pas përfundimit të takimit, Be Teachaubol, nuk dha asnjë pronincim për mediat, por stafi I tij dha disa sinjale positive për gazetarët.

Gjithsesi, mediat Italiane kanë raportuar se Berluskoni vijon të mbajë kontakte edhe me manjatin kinez Mr Lee që është interesuar për blerjen e aksioneve të Milanit.

Të gjitha gjasat janë që Berluskoni është në pritje dhe të një oferte nga kinezi Lee, për të vendosur përfundimisht shitjen e Milanit, duke hequr dorë nga një epokë prej 29 vitesh në krye të presidencës së Milanit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje