Çelsi nuk heq dorë nga objektivi Garet Bejl, madje është gati të bëjë sakrifica të mëdha për të bërë të mundur transferimin e uellsianit në “Stamford Brixh”.
Mediat angleze këmbëngulin se trajneri i “Bluve” të Londrës, Hoze Murinjo, e pëlqen jashtëzakonisht futbollistin 25-vjecar dhe për të mbërritur te Bejl, është gati t’i ofrojë në shkëmbim Realit të Madridit, një nga lojtarët e tij më të mirë, pikërisht belgun Eden Hazard.
Murinjo vetëm pak ditë më parë theksoi se vetëm 1 këmbë e Hazard kap vlerën e 100 milionë paund, por sipas mediave britanike, “Speacial One” mendon se me Bejl në ekip, Çelsi mund të bëjë hapin e madh cilësor, duke fituar jo vetëm në Angli, por edhe në Europë.
Pavarësisht deklaratave të trajnerit portugez në lidhje me cmimin e largimit të Hazard, belgu dhe uellsiani kanë një vlerë të përafërt në merkato dhe duke ditur dëshirën e Bejl për t’u rikthyer në Ishull, ky operacion mund të realizohet me sukses.
Në këtë mënyrë Reali do të kishte në dipozicion futbollistin më të mirë të sezonit në Premier League, ndërkohë me Çelsin do të bashkohej lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi Bejl me kalimin nga Totenhemi te “Los Blancos” në verën e vitit 2013 për rreth 100 milionë euro, u shndërrua në futbollistin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë nga një klub.
Jane lojtare te dy te mire. Por Hazard eshte shume me teknik dhe me organizator per ekipin.
Çelsi nuk do e kembente Hazard edhe me Ronaldon. Nejse, diçka duhet te shkruani edhe ju, por ti referoheni mediave angleze–papercaktim– kthehet ne nje llaf te pabesueshem.
Hazard do bej histori tek celsi eshte I pa kembyshem, mosha e tij tani po vjen per te kapur majat.