Trajneri i Portos dhe Benfikës zihen për emrin

28 Prill 2015, 15:39Sport TEMA

Ndeshje e bukur në fushë, me një koreografi spektakolare në shkallët e stadiumit.

Klasikja e Portugalisë, Benfica-Porto përfundoi në barazim pa gola, por më shumë se për rezultatin, ky takim do të mbahet mend për një episod të pazakontë në fund.

Eshtë momenti kur dy trajnerët Julen Lopetegui dhe Jorge Jesus u panë fillimisht mjaft miqësorë mes tyre, shkëmbyen disa batuta, qeshën me njëri-tjetrin dhe krejt papritur humori u prishet.

Madje po të mos kishte patur ndërhyrje, sherri mund të kishte vazhduar edhe më gjatë.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë?

Trajneri i Benficas, Jorge Jesus tha se ishte çështje adrenaline dhe e la me kaq, duke iu referuar kështu gjesteve të kolegut spanjoll.

Ndërkohë e përditshmja portugeze “Abola” duket se ka zbuluar arsyen e vërtetë të sherrit.

Para ndeshjes, në një konferencë për shtyp, Jorge Jesus me dashje apo pa dashje e ka shqiptuar gabim emrin e Lopetegui dhe ky i fundit me sa duket e ka marrë për ofendim këtë ngatërresë.

Trajneri i Portos madje e ka paralajmëruar portugezin se do t’i japë një grusht fytyrës, nëse ia thotë emrin sërish gabim.

Me këtë kërcënim, për Jorge Jesus nuk mbetet gjë tjetër, duhet të mendohet mirë kur të përmendë emrin e Lopeteguit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje