Garë e fortë dhe me luftë për titullin deri në fund.
Pak a shumë kjo është pasqyra në çdo kampionat, por ka një tjetër ku të gjithë pretendojnë për trofeun dhe njëkohësisht të gjithë janë në luftë për mbijetesën.
Ndoshta mund të duket e ekzagjeruar, por llogaritë e matematikës nuk përjashtojnë asnjë mundësi për të 16 skuadrat e kampionatit algjerian.
Gara është vërtet e ngushtë, siç tregon edhe tabela e klasifikimit.
Kur kanë kaluar 26 javë, skuadra e ES Sétif udhëheq me 41 pikë dhe e ndjekur këmba këmbës nga të tjera ekipe që gjithashtu kërkojnë titullin.
Deri në fund të kampionatit mbeten edhe 4 javë, me diferencën mes dy skajeve të tabelës që është vetëm 11 pikë.
Gjithmonë sipas matematikës, në Algjeri gjithçka mund të ndodhë, kryesuesi të bjerë nga kategoria, ndërsa skuadra që aktualisht lufton për mbijetesë mund të kurorëzohet kampione.
Titulli i artikullit konfuz.Duhet shkruar:….nga perfundimi i kampionatit,dhe jo:… nga fundi i kampionatit.
ja keni fut kot apo skeni lajme te tjera 41 vendi I pare 35 vendi I 14 ne gare jane vetem 5 skuadra
O Fatmir,
Vete po thua qe vendi i 14 ne klasifikim ka 35 pike.
Supozo tani qe kjo skuader,qe eshte ne vend te 14 te klasifikimit kur kane mbetur edhe 4 ndeshje, t’i fitoje te kater ndeshjet…atehere ajo behet me 47 pike…
Matematikisht behet fjale…e thone qysh ne fillim.