Bartomeu: Barcelona-Bajern, një dhuratë për futbollin

25 Prill 2015, 16:01Sport TEMA

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson se gjysmëfinalja e Champions League kundër Bajernit të Mynihut është një dhuratë për sportin e futbollit.

Katalanasit evituan një “El Clasico” të mundshëm nga shorti i hedhur në Ninon, por përpara kanë një tjetër pengesë të madhe, bararezët, të cilët dominuan në sfidën e përpara dy sezoneve me rezultatin e përgjithshëm 7-0.

Një tjetër e dhënë interesante rreth kësaj sfide është rikthimi i Pep Guardiolas në “Camp Nou” ku fitoi dimensionin e trajnerit të madh dhe presidenti katalanas e pranon se do të jenë 180 minuta spektakolare

“Është një nder për Barcelonën që do të luajë gjysmëfinalen e 8 të Champions League në dekadën e fundit. Kjo sfidë është një dhuratë për të gjithë tifozët e futbollit. Për ne, përballja me skuadrën e Pep Guardiolës është një sfidë e madhe”, tha Bartomeu.

Barcelona do ta presë Bajernin në 6 maj në “Camp Nou”, ndërsa 6 ditë më pas do të vizitojë stadiumin “Allianz Arena”.

Gjithsesi, ekipi i Luis Enrikes duhet të fokusohet edhe në kampionat.

4 komente në “Bartomeu: Barcelona-Bajern, një dhuratë për futbollin”

  1. gjembaci says:

    ndeshje e veshtire ,por duke u nisur nga ajo cka bayerni ka ne bankine ,guardiolen ,qe eshte vite drite perpara enriques ,pavarsishy yjeve te barces ,bayerni shihet si favorit.

  2. gjakova says:

    Baecelona do e shkaterroje Bayernin, ne te dyja ndeshjet.

  3. Barboni says:

    Kur luhet ndeshja

  4. ALB says:

    Nuk e di nese do ta shkaterroje Bajernin apo jo, por di kjo Barcelone me tre sulmues qe me ne fund u kthye tek lavdia e vjeter dhe keshtu eshte shume e veshtire per t’u perballuar.
    Nese do t’i kerkoja nje pike te dobet, eshte mbrojtesi qendror Pique; por edhe ky edhe pse rezulton i ngadalte ne veprime, duket sikur eshte kthyer ne nivelin e larte te disa viteve me pare me rezistenze fizike dhe perqendrim maksimal. Per mua Barcelona kualifikohet ne ndeshjen e pare me dy gola diference. Ne Gjermani parashikoj nje barazim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje