Në projektin e Romës së vitit 2016, kapiteni Francesco Totti nuk figuron.
Numri 10 që ka ndarë në mes tifozerinë për shkak të 39 viteve që ka mbi supe, nuk do ta rinovojë kontratë që skadon pas një viti.
Presidenti James Pallotta ka vendosur t’i japë fund një epoke historike për klubin por projekti i tij duhet të shikojë përpara dhe Totti mbetet një nyje që duhet zgjidhur. Sipas mediave italiane, kapitenit i është ofruar një rol drejtuesi në klub për të mos ndërprerë në mënyrën më të keqe marrëdhëniet, por sulmuesi dëshiron të vazhdojë edhe disa vjet si lojtar dhe destinacioni i tij mund të jetë larg Serie A.
Në fund të sezonit, drejtuesit kanë vendosur të diskutojnë më konkretisht me sulmuesin që me Romën ka fituar 1 kampionat, 2 Kupa Italie, 2 Superkupa me 241 gola të shënuar në rreth 20 vjet karrierë.
Zërat për largimin e Tottit dolën disa vjet më parë me afrimin e presidentit amerikan, por pavarësisht presionit të madh për ta aktivizuar titullar, ishte trajneri Luis Enrique ai që i tregoi në vazhdimësi rrugën e stolit, çka solli në kampin riomanist edhe përplasjet e para mes dy kampeve, atyre që e mbështesin Tottin si një lojtar ende të vlefshëm për skuadrën dhe pjesës tjetër që e shikon kapitenin si një pengesë për skuadrën.
Me largimin e Luis Enriques kjo çështje nuk u mbyll sepse edhe Zeman nuk arriti të merrte një vendim përfundimtar, ndërsa në erën Rudi Garcia, Totti ka gjetur sërish vendin e titullarit pasi trajneri francez vazhdon t’i besojë kapitenit edhe pse paraqitjet e tij nuk mund të krahasohen me periudhën më të lavdishme të numrit 10 në “Olimpico”.
toti ,asnjehere nuk i meritoi lavdet e siqerta per ato rreth 20 vite karrier ,ku selsksionoi shume -shume pak trofe .
egoist ,nihilist ,ironik ,pordhac ,thjesht tip qe nuk eshte me karizem dhe te “ngjit” me tifozet kundershtare .
eshte vite drite larg ,del pieros ,se sa per maldinin as qe mund ti afrohet tek gishti i vogel i kembes .
mbajeni derisa te vendos emrin per rekord gines se me shume zorraxhi do te behet ne te ardhmen.
te me falin tifozet e tij romaniste ,por totti duhej ti jepte me shume trofe romes me 20 vitet qe luajti apo luan akoma .
O gjembac sa trofe duhej ti jepte? Qe kur paska filluar nje lojtar i vetem te shprendaje trofe? A e di ti se shuma e milionave te hedhura per 11 lojtaret ne fushe e Romes, ska qene as sa 1 e 10-a e atyre qe kane hedhur ekipet qe kane marre titujt vitet e fundit? A e kupton ti se eshte biznes dhe menyren e funksionimit? Totti spo luan tenis qe te jete tek pulle ne fushe e te jape trofera!!! Gjate karrieres e kane kerkuar Reali Barcelona e ekipet me ne ze e ai per hir te pasionit per Romen ska preferuar milionat… Dhe te jesh i sigurt qe me keto ekipe do i fitonte ato titujt qe thua ti… Eshte golshenuesi me i mire i serise A qe prej periudhes se pas luftes, ka shenuar 241 gola ne kampionat, me shume se Del Piero, Shevcenko, Batistuta, Roberto Baggio etj… Ndaj per hir te ndonje goli qe te ka hequr ndonje skedine, mos fol kot se e nderon nje bote e tere ate njeri per konceptet moderne qe futi ne futboll, per tekniken, golat, dhe cuchiaiot qe ti ske haber ca jane…! Njatjeta i dashur;-)
Car konceptesh moderne ka fut ky Totti se nuk e ditkemi? Amon mer na i thoni se ngelem injorante fare.
Or djal, ate mund ta kene kerkuar Reali dhe Barcelona, ashtu sic kane kerkuar dhe vazhdojne te kerkojne lojtare gjithmone, dhe kjo s’do te thote gje fare. Ndoshta ky Totti s’ka dash te shkoje me ndonje ekip tjeter sepse ka preferuar me mire te jete i pari i katunit, sesa i fundit i qytetit. Ai totti ben mire qe te iki vete nga Roma e te mos bohet gazi i botes, se do te rrije e te thyje rekorde per t’ia tregu kalamojve, por te gjitha keto ne kurriz te Romes. Nje njeri me mend ne koke, nuk lun me nje ekip me kalamojte e vet ne moshe.Po me duket si keto kryetaret e partive te vogla ne shqiperi, qe kane nga 25 vjet kryetar partie derisa te vdesin.
Qe ta mbyll se e zgjata shume, Ekipet e medhaja, vecanerisht Reali dhe Barcelona, kane pas, kane dhe do kene me kile lojtare me te mire se Totti. A more vesh ore?