Armando Duka: Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do riluhet, na takon fitorja. Platini s’është fajtor, na ka ndihmuar

20 Prill 2015, 09:26Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka dha një shpjegim të gjatë për “Ora Skaner” pas seancës gjyqësore që u mbajt pak ditë më parë në Lozanë të Zvicrës.

Sipas tij, “pala shqiptare është optimiste për një rezultat pozitiv”.

Duka tha se “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka një autoritet që njihet në mbarë botën dhe një vendim ndryshe nga dy shkallët e gjykuara më parë, pritet të merret para qershorit”.

Edhe pse ka ende kohë për të parë vendimin e plotë të zbardhur nga KAS, Duka tha se “një gjë është e sigurt, që ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të përsëritet. Çdo vendim mund të ndodhi, por përsëritje ndeshjeje nuk ka. Madje as ndarja e fajit në dysh. Fajin e ka njëra palë. Nëse Serbia është përgjegjëse, këtë e vërteton edhe dënimi. Nuk e ndërpremë ne lojën, e ndërpreu arbitri, edhe nga vetë dëshmia e tij kjo rezulton. Ne duhet ta fitojmë, duhet ta fitojë futbolli dhe duhet të dënohen huliganët”, deklaroi Duka mbrëmjen e së dielës në emisionin “Ora Skaner”.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua në Lozanë, për palën shqiptare dëshmoi kapiteni i skuadrës, Lorik Cana dhe më pas trajneri Xhani De Biasi e mbrojtësit ligjorë.

Gjatë bisedës televizive tw drejtuar nga gazetari Gerti Çarçani, Duka pohoi se “gishti nuk duhet të drejtohet nga president i UEFA-së, Mishel Platini për vendimin e marrë në dy shkallët e para.

Sipas Dukës: “presidenti i UEFA-s e ka bërë mirë punën e tij. Shumë mendojnë se ai është fajtor, por raportet institucionale me presidentin, duhet të jenë të mira. Kemi bërë projekte më shumë se fqinjët tanë, edhe nga Serbia dhe ne duhet të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira”, deklaroi Duka.

13 komente në “Armando Duka: Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do riluhet, na takon fitorja. Platini s’është fajtor, na ka ndihmuar”

  1. populli i vertete says:

    Perseri vazhon ta mbrosh Platinovicin????

  2. Shkodra says:

    Ky duhet varur nga gjuha.

    Ai doli haptas dhe fajesoi skuadren e Shqiperise. tani me del e na mbron ate pasi eshte paguar nga platini per ti marre voten

  3. Atdhetari Sweden says:

    Duka…..ty bravo te qofte qe je president i Fshf ne Shqiperi.Sepse te ishe ne vend tjeter do i thoje vete Burgut hapu,nuk do prisje te hidhnin byzyluket ne dore.Te lumte qe je ne Shqiperi.

  4. Z/Kallami says:

    Duka te gajas se qeshuri.Ka vertet nji te qeshur shume “simpatike”.E qeshur qe tregon se e ka koken bosh.

  5. fans says:

    Nuk me pelqen ky lloj servilizmi i Dukes,aq me keq qe edhe qesh me ndjenjat e shqiptareve.S’i arrin te qendoje ne krye te federates shqiptare te fubollit ky person me gjendjen e futbollit te kampionatit shqiptar.Ne federate nuk ka kurrfare debati e qendrim kritik kunder ketij njeriu fodull e te pa afte.

  6. tuku says:

    edhe duka nuk e mendon keshtu sic ka folur por sja mban bytha te flasi ndryshe se mund ta rrezojne nga kali

  7. Arber says:

    E ndoqa intervisten. Dhe nuk ka asnje dyshim qe Duka eshte pjese e ndyresise se UEFA a ndaj Shqiperise. Duka ne bashkepunim me Platinine rane dakord ta cojne Kombetaren ne Beograd pa tifoze.
    Duka e zhveshi Kombetaren nga simbolet.
    Duka sot e kesaj dite nuk ka dhene llogari per kete akt qe ne vetevete eshte denim pa vendim i Kombetares tone. Ma thoni nje vend te vetem te botes ku ka ndodhur kjo.
    Te mbrosh Platinine sot te ben jo vetem te mendosh po te krijosh bindje qe ky njeri eshte pjese e grupeve kriminale te UEFAs qe jane sipas te gjitha gjasave aksionere te kompanive te basteve qe po krymbin sportin e futbollit.
    Pra Platini mbron Duken ne krye te FSHF-se dhe nuk ka burre nene ta heqe nga aty dhe Duka mbron Platinine edhe kur ky i fundit shkel me te dyja kembet cdo rregullore te futbollit duke mbrojtur kriminelet serbe e Duka thote Platinia po na mbron. Mbajeni mend kete qe po shkruaj : Denimi i Shqiperise eshte paravendosur nga Duka & Platini. Edhe CAS do ta lere denimin ne fuqi thjesht per te mbajtur Duken ne krye te FSHF-se

  8. Treviso says:

    Zoti Duka te mos vazhdoje ti tregoje shqiptareve se kush eshte Platini, se e njohin me mire se ai. Permendja e Platinis nga Duka kete radhe do ta quaja nje lidhje te pandare, qe ky kerkon te mbaje me presidentin, per interesa personale ne korriz te shqiptareve. Une nuk kerkoj nga Duka qe te shaje Platinin, por nuk ka vend per ta lavderuar.

  9. Pelasgian says:

    e keqja e kombtares eshte ky plehra ktu , nuk e di sesi e durojne akoma lojtaret dhe tifozet kuq e zi !!!

  10. lili says:

    Dicka pregadit terrenin per byshen e tij!jam une qe ju mbroj,messaxh qe Platini e kupton 100%¡
    Faj eshte i shqiptareve qe e pranojne kete mut ne kete te federates!pra duhet te filloje edhe hapja e marifetet te Dukes qe Platini mos te kete mundesi me mbeshtet me!

    1. miri says:

      TE LUTEM SHKUAJ ME QARTE SE NUK KUPTOVA ASGJE

  11. Ardiani kosove says:

    Ky duka dhe buzeqeshjen e ka falls.!!ka pas mjaft argumente dhe fakte me bere dosje kunder serbis ne lozane .!!!duka osht me i keq se platini.!!!

  12. uk says:

    SHUM E DREJT Z.DUKA KUR TA FUT JOTI JO MË I HUAJI.

    Morëm pushkët dhe luftuam
    Për Liri dhe për Atdhe
    Ama kurr nuk e kuptuam
    Se Armiku ishim ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje