“Dëshmia e Ivanoviç, në favorin e Shqipërisë”

19 Prill 2015, 10:13Sport TEMA

Delegacioni shqiptar që mbrojti çështjen e Shqipërisë në Lausane, mbërriti në Tiranë pas 2 ditëve intensive në dyert e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Përfaqësuesi juridik i palës tonë, Artan Hajdari sqaroi për Sport News hapat e ndjekur, prezantimin e pretendimit shqiptar dhe pritshmëritë që ka nga ky proces.

Fillimisht ai ndalet te një parashikim rreth vendimit që mund të japë CAS-i pasi i dëgjoi të dyja palët e përfshira në këtë çështje:

“Beteja është e hapur, por unë mendoj që argumentat e palës tonë ishin të forta, koherente dhe shpresoj që të merren parasysh nga gjykata e CAS. Mendoj që shanset i kemi të mëdha.”

Në vijim, Hajdari shpjegon se ku u bazua më shumë mbrojtja shqiptare gjatë seancës dëgjimore dhe cfarë faktesh të reja u propozuan krahasuar me gjykimin në organet e drejtësisë së UEFA-s:

“Ajo që ra në sy nga pala jonë ishte paraqitja e dëshmitarëve në seancë si ajo e Canës dhe De Biasit si edhe e një profesori që paraqiti një doktrinë interesante, sipas së cilës, ekipi jonë ka qenë në kushtet e një nevoje ekstreme dhe nuk mund të dilte dot në fushë.”

Në këndvështrimin e avokatit të palës shqiptare, deklarata e Ivanovic mbi gjyqtarin mund të jetë një pikë kthese në këtë proces:

“Ivanovic nuk ishte koherent. Kishte një inkoherencë dhe kjo vlerësohet shumë nga CAS dhe shpresoj që do të merret në konsideratë”.

Deklarata e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila caktoi si afat maksimal 13 Qershorin për të marrë një vendim, nuk ka asgjë të pazakontë në këndvështrimin e Hajdarit.

CAS do t’i gjykojë si dy çështje te ndara pretendimet e Serbise dhe ato te Shqiperisë, por për avokatin Hajdari, vendimi që do të merret për njërën prej palëve do të jetë ngushtë i lidhur edhe me tjetrën:

“CAS ose do t’ia japë të drejtën palës tonë ose palës serbe, por nuk do të ketë një vendim të ekuilibruar siç e mori Disiplina”.

 

Në fund, Hajdari shprehu optimizmin në lidhje me një vendim të mundshëm në favor të Shqipërisë, kjo edhe për faktin se nuk ka pasur një koherencë në veprimet e zyrtarevë të UEFA-s dhe arbitrit të ndeshjes.

 

Artan Hajdari: “Një nga dëshmitë e debatueshme është ajo që është fiksuar në raportin e arbitrit dhe ajo që është fiksuar në raportin e delegatit. Arbitri apo delegati apo zyrtarët e UEFA-s nuk kishin një vendim të prerë për rifutjen në fushë të ekipit tonë.”

22 komente në ““Dëshmia e Ivanoviç, në favorin e Shqipërisë””

  1. Wow says:

    As gje e qarte cfare shkruhet ne kete artikull. Sipas deshmise se Inanovic qe ne nuk kuptojme gje fare sec ka thene i bie qe te humbim dhe tre pike te tjera nqs nuk fitojme arbitrazhin.
    5 here e lexova kete shkrim dhe nuk koptova gje fare se ku jane pikat e forta qe ne mund te fitojme.
    Please kush ka dijeni me shume le te na njoftoje se jemi ne pritje

    1. Maryland says:

      Shume sakte e ke thene.
      Me shume deshire dhe kureshtje e lexova edhe une.
      Cfare deshmie ka dhene Ibrahimovici???
      Te pakten te thuhej ideja e deshmise se Ibrahimovicit !!!

      Si perfundim, sa me te shkaterruar nervat KY artikull.
      Asnje lloj I formacioni.

      Ose shkruani, ose mos shkruani FARE !!!

      1. genti says:

        O Llazi eshte Ivanovic kapiteni serb jo Ibrahimovic,ik e ruaj dhite…

    2. illyrian says:

      “Në fillim, Ivanovic tregoi se ishte njoftuar nga gjyqtari anglez Martin Atkninson se “vetëm pasi të ketë një garanci nga njerëzit e sigurisë do të vendosë të rinisë loja”.Këtë dëshmi ai e kishte shkruar në dëshminë e tij më parë.Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëpasshme të panelit të CAS-it, mbrojtësi 31-vjeçar i Chelsea-s nxori në version të ri se “gjyqtari kishte dalë deri te tuneli bashkë me skuadrën e Serbisë”.

    3. rezart says:

      Duket se ky HAJDARI,qe na paska perfaqesuar ne CAS,qenka me te dy palet e jo me ne!
      Ai deklaron se CAS ose do t’ia japet te drejten pales tone,ose pales serbe…”!!!!
      Tamam deklarate “SERIOZE: si ato te KOMIKUT TE MADH NARD NDOKA!!
      Edhe ai te tilla versione u jep fakteve qe mbron:
      -“NJERIU KUR QAN,NUK QESH”!!!
      HAAAAAAAAA!!!
      Fakti qe shkrimi eshte anonim,tregon se ate e ka shkruasr ndonje femije praktikant qe pret te ushtroje doren dhe te mburret neser se ka botuar shkrimet e tij qe 5 vjec,ndonese anonim si ne kohe lufte!
      Ah,more shoku SHPATI,qe na e le kete ves edhe per sot!!!

  2. Uji i ftohte says:

    Mishel Platini eshte lideri racizmit europian kunder shqiptareve,fuck you Evropa.

    1. Shefqet Cela says:

      Zbulimi me fantastik i hajdarit:
      CAS do ti jape te drejte pales serbe, ose pales sone…..
      Se cdo te thote “vendim i ekuilibruar”, hade gjeje te kam rixha.
      E MJERA VASKE QE BERI VISKEN, SI PREU KOKEN POR I PREU KERTHISKEN.

    2. Genci says:

      Ti Uji i Ftohte, hidhi pak uje te ftohte fytyres dhe zgjohu. “Fuck you Europa”?? Pse Shqiperia ku eshte, ne Azi apo ne Afrike?!?
      Thuaj fuck you Platini ose UEFA, jo Europa, trap.

  3. Epirioti II says:

    Po te jene burra te mire ata te CAS i pranojne te dyja apelimet.

    – Serbia ka apeluar heqjen e penalitetit disiplinor me -3 pike
    – Shqiperia , fitoren e ndeshjes ne tavoline

    Po ti pranojne te dyja kerkesat Serbia -(-3) -(+3) = 0 pike
    Shqiperia +3.

  4. abcdef says:

    Avokatet shqiptar, si rregull, dine te bejne vetem punen e sekserit. Ata nuk perpiqen te kulturohen dhe sidomos nuk kane tradite. Per te mbrojtur nje ceshtje ata arrijne paturpsisht te bejne te bardhen te zeze, duke u shmangur perfundimisht nga fusha e drejtesise. Kjo me bene te mos i marre seriozisht ato qe thote ky avokat. Por shtypi i jep rendesi kot nje ceshtje qe nuk ka aspak rendesi. Njeriu varros nje te aferm dhe pas kaq kohesh e harron, jo me nje ndeshje futboolli, te cilen duan ta kujtojne vetem poterexhinjte dhe punekotet.

  5. Billy says:

    Gjykata sipas disa informacioneve nuk ka per te levizur asgje nga vendimi i UEFA-s. Atehere do te fillojme te shajme Europen. Keshtu qe filloni qe sot me ta share Europen kurve.

  6. maku says:

    Informacion fare kot. Jam dakord me mjaft komentues asgje konkrete se çfare ka thene Ivanoviç. Lajme te tilla nuk duhen botuar fare. Humbje kohe per lexuesin.

  7. Gzimi says:

    Akoma …lliqet e Artan Hajdarit besoni ju!!!

  8. kriminel says:

    mos shko larg I gjati tha per nja 10 ditesh se Shqiperi-Kosove do te bashkohen dhe qe per mua eshte gjeja me interesante qe ka bere pas shtrirjes ne trotuar te Krokodili ne Bruksel… e beri vet apo ja thane pak rendesi ka por qe eshte e vetmja politike e sakte e bere qe nga ’90.
    ne anaologji pse nuk luhet ndeshja ne Prishtine….

  9. mire e ke thene says:

    Serbet edhe sikur ti kishin vrare te 11 lojtaret tane ne fushe, prap do te kerkonin 3 piket! Me interesante eshte se ata do ti fitonin edhe ne kete rast!!!
    Keshtu qe kenaquni me federaten tone te TREDHUR dhe me shtetin tone IMPOTENT!!!

  10. 17nentori says:

    problemi shqiptar nuk eshte i avokateve por i gazetareve.
    lexojeni edhe njehere kete arnautin qe ka shkruar artikullin:
    … edhe te nje profesori qe paraqiti nje doktrine interesante!
    e ka te pamundur autori i shkrimit te paraqesi fakte
    p.sh. emri i profesorit, ng a cili vend vjen dhe cilen pale perfaqeson … me “doktrinen” e vet.
    edhe fjala doktrine eshte over-stimuluese per te interpretuar fakte te nje ndeshje futbolli. ai ka bere ndonje lloj intepretimi te fakteve dhe kaq.
    nuk ka ndonje teori kaq te madhe sa te justifikoje kaq stimulim dhe kaq pak fakte sa te thuash… doktrine!

  11. Aqif says:

    A ka mundesi ndonjeri te na shpjegoje:
    Cfar shkolle ka zoteria qe perfaqeson Shqiperine, ku ka studiuar.
    A ka ndonje eksperience pune jashte Shqiperise dhe per sa vite.
    A ka mbrojtur ceshtje te ngjashme me perpara dhe sa prej tyre ka fituar.
    Flm

  12. toni sport says:

    Ne do fitojme se Cana beri gjithe ate udhetim kur kishte ndeshje shume te rendesishme per te luajtur dhe si nje patriot i vertete, deshmoi sypatrembur para Gjykates se Arbitrazhit kurse Ivanovic me skajp nuk udhetoi keshtu qe deshmia e tij eshte ne favorin tone.Po cjane keto letyra ceshte ky patetizem pa sens? Kur do te hiqni dore nga kjo menyre e shpifur e trajtimit te gjera?Asgje nga ky artikull ku te tregohet persen do na jepen tre piket dhe Ivanovic deshmoi dhe ajo shkoi ne favor tonin keshtu i rame gjoksit edhe pas ndeshjes dhe perfundimi dihet keshtu qe dhe kesaj here shoh nje shprese te vaket per te qene thjesht optimist.

  13. Nga Londra says:

    Muhabet koti ky artikull!

  14. Rreqebulli says:

    seriozisht???? artan hajdari? sekser i rendomte gjykatash qe nuk di te flase as gjuhe te huaj. kshu ndodh kur fatet e futbollit i mban shijaksi mond duka.

  15. Sidi Hodo says:

    Nuk eshte doktrine por interpretim mbi doktrinen e jurisprudences. Ajo ku mbeshtetej profesori ishte ne parimin “mens rea” pra faj i ndergjegjshem. Parim dhe doktrine ne jurisprudence e vjeter sa vete jurisprudenca. Nuk e di nese studio Hajdari ne konkluzionet perfundimtare e ka paraqitur arsyetimin e fajsise ne braktisjen e ndeshjes apo thjesht jane mjaftuar me procesin jo korrekt nga komisionet e disiplines se UEFAs.
    Per sa i perket lajmit eshte i njejti lajm qe qarkullin ne te gjitha mediat shqiptare pra eshte deklarata e studios dhe ajo edhe pas perfundimit te hetimit gjyqesor nuk dha detaje mbi menyren e mbrojtjes as edhe arsyet se perse pala shqiptare ka rrefuzuar te deshmoje me date 16 ne seancen degjimore te serbise.
    Kjo eshte ceshtje ne diskutim. Pra perse nuk ka transparence mbi nje ceshtje delikate edhe pas perfundimit te hetimit gjyqesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje