Superliga/ S’ka fitues mes Partizanit dhe Kukësit, Skëndërbeun e nderon Sefa

18 Prill 2015, 19:17Sport TEMA

Nuk ka fitues në ndeshjen kryesore të javës së 31-të, të “Kategorisë Superiore”, ndërmjet Partizanit dhe Kuksit.

Të dyja ekipet kanë marrë nga një pikë duke barazuar me shifrat 1-1.

Me këtë barazim “Demat e Kuq” janë me një këmbë jështë luftës për titull kampion, ndërsa veriorët jane ende në garë pwr titullin.

Në një stadium që  nuk mungonte mbështetja nga ana e të dyja tifozerive ndeshja ishte e kënaqshme duke u zhvilluar një lojë mjaft e bukur nga të dyja skuadrat.

Takimi nisi më së mirë për skuadrën e Artim Shaqirit duke e dominuar fillimin e ndeshjes me raste të rrezikshme, por që nuk arrin ti shfrytëzojë në mënyrën e duhur.

Atëherë dhe kur nuk pritej, Partizani kalon në avantazh në minutën e 25-të të takimin, me anë të një goditje nga këndi që shfrytëzohet më së miri nga Stefan Racic që përfiton dhe nga dalja e gabuar e portierit kuksian duke kaluar në avantazh Partizanin.

Kukësi përpiqet të reagojë, por pa rezultat duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh.

Pjesa e dytë është sërisht e njëjta me  nënkampionët që hidhen në sulm  për të barazuar rezultatin.

Por, do të ishte minuta e 74-tërt që do të vinte dhe goli I barazimit për miqtë. Pejic I vetëm përballë portierit Hoxha humbet një rast perfekt, por  topi i rikthehet në këmbë dhe pengohet nga një Cuculi, i cili është lojtari i fundit dhe del me karton të kuq.

Nga pika e bardhë kroati godet qetësisht duke barazpeshuar shifart.

Minutat në vazhdim nuk do të sillnin asnjë ndryshim në rezultat, dhe gjithcka mbaron me rezultatin e përgjithshëm 1-1.

Me këtë barazim Kukësi renditet në vëndin e 3-të me 63 pikë të grumbulluara po aq sad he Tirana , ndërsa Partizani renditet në vëndin e 4-tërt me 60 pikë.

Ndërkohë në takimin tjetër Skëndërbeu ka marrë një fitore të vuajtur përballë Apolonisë në shtëpi.

Kampionët në fuqi të vëndit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0, me autor të golit sulmuesin lushnjar Fation Sefa në minutën e 83-të të takimit.

Pavarsisht fitores korcarët nuk ishin në një ditë të mirë duke mos u treguar të saktë përpara portës.

Kapiteni Bledi Shkëmbi humbi një penallti në minutën e 62-të, me portierin fierak që bëri mrekullinë duke e pritur.

Gjithsesi ishte Sefa që rezultoi njeriu I ndeshjes në këtë takim me golin e shënuuar shtatë minuta para fundit të  takimit, duke I dhënë tre pikë të arta skuadrës së drejtuar nga trajneri Mirel Josa.

Me këtë fitore Skëndërbeu mban vëndin e parë në renditje me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa Apolonia pozicionohet në vëndin e parafundit me 19 pikë duke qënë me një hap larg Kategorisë Superiore./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje