Pol Pogba është është futbollisti më i përfolur për një kalim të tij tek ekipi i Barcelonës.
Është vetë numri një i katalanasve Josep Bartomeu, që kërkon të nënshkruaj një parakontratë me francezin, për ta transferuar atë në verën e vitit 2016, kur dhe i mbaron dënimi i FIFA-s për merkaton e “blaugranave”.
Për 21- vjecarin interesohen shumë klube të mëdha europiane, dhe menaxheri i tij Mino Raiola kërkon ta shfrytëzojë më së mirë të tilla situata.
Pogba kërkon një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon, shifër që e tejkalon planin e pagave tek Barcelona.
Por në rast se Bartomeu do të pranoj një shofër të tillë, Pogba do të bëhej futbollisti i dytë më i paguar tek katalanasit pas Lionel Messit, ndërsa një tjetër pengesë për Barcelonën është dhe shifra që duhet të derdhë në arkat e klubit të Juventyusit.
Kampionët në fuqi të Italisë nuk e lëshojnë lojtarin pa derfhur në arkat e kllubit 100 milionë euro./f.b