Tirana përmbys Elbasanin në Pogradec, duke vijuar rrugën drejt titullit kampion.
Bardheblutë fituan me përmbysje ndaj verdhebluve me rezultatin 3-1.
Golat për ekipin e drejtuar nga Gugash Magani u shënuan nga Hyshmeri, Bushic, dhe Bakaj, ndërsa për Elbasanin shënoi Jaupaj.
24-herë kampionët e vëndit u befasuan që në minutat e para , ku në minutën e 5-të të takimit mesfushori Jaupaj përfiton nga një gabim I mbrojtësve bardheblue duke realizuar një gol mjaft të bukur nga distanca.
Pas këtij disavatazhi Tirana, hidhet e gjitha në sulm për të gjetur me ngulm golin e barazimit.
Do të ishte ish-lojtari I Elbasanit Renato Hyshmeri që barazon shifrat për skuadrën e tij në mintën e 30-të, duke e mbylur pjesën e parë në barazimin 1-1.
Pjesa e dytë do të fillonte me një ndryshim në sulmin bardheblu, me trajnerin Magani që aktivizon sulmuesin Tomislav Bishic në vënd të Kahatas.
Kroati tregohet menjëherë deciz me lojën e tij ku në minutën e 74-tërt kalon në epërsi bardheblutë.
Vulën e këtij takimi e vendosi Elis Bakaj në minutën e 83-të , duke e mbyllur përfundimisht takimin me rezultatin 3-1.
Ndërkohë në takimin tjetër të luajtur në Shkodër, ndërmjet Vllazinsë dhe Flamurtarit është mbyllur në barazimin 1-1.
Të parët që kaluan në avatazh ishin miqtë me anë të mesfushorit Arsid Kruja në minutën e 12-të të pjesës së parë.
Por, në pjesën e dytë kuqezinjtë nuk aritën që të ruanin avantazhin e krijuar në pjesën e parë, pasi Gliman Lika, barazon shifart duke e mbyllur përfundimisht takimin në 1-1, duke ndarë nga një pikë për të dyja ekipet./f.b
Vllaznia , hirushja ne dore te horrave te bashkise .