Ronaldo makinë rekordesh. 50 gola për 5 sezone radhazi

19 Prill 2015, 16:31Sport TEMA

Kristiano Ronaldo dhe rekordet është një telenovelë që nuk mbaron.

Goli që shënoi në fund ndaj Malagas, ishte i 50 për të në këtë sezon, dhe është viti i pestë radhazi që Ronaldos arrin kuotën e 50 finalizimeve.

Me të vërtetë i frikshëm.

Me 39 gola në kampionat, Ronaldo udhëheq klasifikimin e golashënuesve të La Ligas, me 4 gola më shumë se rivali i tij i madh Lionel Mesi.

Përvec golave në Primera Division, në këtë edicion ka shënuar 8 herë në Champions League, 2 gola në Superkupën e Europës dhe 1 në Kupën e Mbretit.

Fenomeni i Realit nuk ja ka dalë të shënojë 50 gola në një sezon, vetëm në edicionin 2009-2010, në sezonin e tij të parë te Los Blancos, kur u ndal në 33 finalizime.

Që atëherë Ronaldo është një makinë e vërtetë golash, pasi ka tundur rrjetën plot 169 herë në 5 sezone, duke arritur kulmin me 60 golat e shënuar në 2011-2012.

Në këtë mënyrë Roanldo vijon vrapin drejt një tjetër rekordi, atij për t’u bërë goleadori i parë në gjithë historinë e Realit.

Luzitani në klasifikimin e golashënuesve më të mirë në gjithë historinë e Los Blancos gjendet në vendin e tretë.

Para tij janë dy legjenda si Alferdo di Stefano me 308 gola dhe Raul me 323 gola.

Nëse vijon me këtë hap është e lehtë të imagjinohet se që vitin e ardhshëm Ronaldo mund të bëhet mbreti absolut i golit me fanellën e bardhë.

12 komente në “Ronaldo makinë rekordesh. 50 gola për 5 sezone radhazi”

  1. Sporti says:

    Messi 400 gola; perseri asnje coment nga gazeta Tema.
    Sic shihet Tema “vdes” per Penaldon

    1. Realist says:

      Golat e ketij pseudoshenuesi,
      jane krejt te pavlefshem,
      kur kujton se plot 5 gola duke shtyre kemben ia shenoi ekipit qesharak Granada, apo te tjereve si ajo pseudoskuader.
      Spanjolli, eshte kthyer ne nje kampionat krejt te pabalancuar dhe te lehte, dhe golat e ketij lojtari, kane po aq vlere sa ato te Pejicit ne Shqiperi, kunder Elbasanit apo Apolonise.

    2. Argita_B says:

      Messi ka shenuar 400 gola te Barcelona duke luajtur 10 vjet me shume se Ronaldo te Reali i Madridit. Nese i mblidhen qronaldos gomat te Manchester dhe Sporting ai ka shenuar 424 gola, pra me shume se Messi.
      Si Ronaldo ashtu dhe Messi jane me te vertete makine golash pasi kane mbi 8 vjet qe luajne ne nje nivel te pa pare ne historine e futbollit. Preferoj per vete Ronaldon per faktin se ka puniar shume me teper se Messi per te arritur ne nivel qe eshte, po te dy jane fantstik dhe kemi shancin ti shohim kur luajne futboll.

  2. toni sport says:

    Gola ngjitur me porten.Ne aksionin e fundit kur duhet te pasonte per Rodrigues vetem me porten bosh gjuajti si nje egoist muti.Tani ta shohim sa i vlen lekura kur te mungoje Modric qe solli nje ringjallje tek Reali ndeshjet e fundit.

  3. X says:

    Po, aq gola ka Messi, por mos harro qe golin e pare per Barcelonen e ka bo ne vitin 2005 kunder Numancias, kurse Ronaldo te parin ne vitin 2009 kunder Deportivos. Pra Messi ke Barcelona ka luajtur afersisht 4 vite me shume se Ronaldo. Beji llogarite dhe pastaj flit. Eshte hesap tjeter se kush eshte me i mire. Shifrat jane shifra, nuk i ndryshon dot.

  4. Qatip says:

    More zotrote qe shkruan per messin sa ndeshje ka messi me barcelonen dh sa ka rondalo me realin megjithate respect per te dy jan te pa arritshem

  5. Fori says:

    Nese do te kishim nje pikezim te golave per nga veshtiresia dhe klasi nga 1 deri ne 10 atehere Messi do te kishte nja 34.000 pike ndersa Ronaldo jo me shume se 20.000 pike. Golat e Ronaldos jane bere gola tipike alla Inzagi qe shtyn i fundit topin ne rrjete,normal qe ka edhe gola shume te bukur por shumicen i ka vetem me spont.

  6. gjembaci says:

    qe ne 2009 kur ronaldo ka ardhur tek reali ai ka shenuar 302 gola ,kurse messi per te njejten periudhe ka shenuar 320 gola .
    tani gjykoni vete .
    qe ti jepni fund debatit ,hyni tek wikipedia e te dyve dhe aty do gjeni te verteten .
    ronaldua eshte produkt i fabrikuar ,mediatik ,artificial ,kurse messi eshte prodhim bio .

  7. lulzullap bin bela al bashar says:

    Mesi dhe maradona Jane njeshat e tere koherave.
    Ronaldo eshte nje lojtar kalimtar I rradhes

  8. X says:

    @gjembaci
    Ronaldo ka dale shume here me karton te kuq, qe ka sjell te mos luaje rreth 20 ndeshje, dhe eshte demtuar me shume here se Messi, prandaj numri i ndeshjeve qe ka luajtur eshte me i vogel. Nuk mund ta besh krahasimin me numer golash por me mesatare per ndeshje. Pastaj mos harro qe Messi ka luajtur me nje ekip fantastik ku dyshja Iniesta dhe Xavi, mund te jete nga me te mirat ne histori. Ka qene kollaj te beje gola me ato lojtare fantastik ne fushe. Prandaj duhet ti marresh ne konsiderate edhe keto elemente.

  9. gjembaci says:

    une nuk kam ndermend qe te mbush ty mendjen sepse nuk varet as nga ty as nga mua kjo pune por nga faktet .
    messi eshte zoti ne toke dhe luften e ka me maradonen qe mesataren e golave e ka me duket 0.35 per ndeshje ,por kjo nuk e ka ndaluar maradonen qe te jete nder 2 me te miret e te gjitha koherave .
    me mire lexo “”lulzullap bin bela al bashar-in ” dhe i veme kapak kesaj historie .

  10. X says:

    Nuk diskutohet ketu se kush eshte me i mire. Ai eshte hesap tjeter. Po flitet per statistike golash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje