Rey Manaj do të jetë një futbollist i Juventusit duke nisur që nga sezoni i ardhshë.
Talenti shqiptar, i cili është përfaqësues kuqezi U-19, aktualisht pjesë e Kremoneses në Serinë B, është blerë nga bardhezinjtë për 2 milionë euro.
Mediat italiane shkruajnë se kampionët e Italisë mposhtën konkurrencën e Interit për shërbimet e djaloshit shqiptar, i cili konsiderohet një futbollist i të ardhmes.
Në fakt, për Manajn u interesua edhe Roma me Palermon, por oferta e bardhezinjve ishte shumë më e lartë, ndaj futbollisti i datëlindjes 1997, do të transferohet në Torino në përfundim të sezonit aktual.
Rey Manaj është formuar si futbollist në akademinë e Kremoneses, ndërsa në sezon 2013-2014 u transferua në formë huazimi te të rinjtë e Sampdorias, por klubi nga Gjenova nuk pranoi ta blinte kartonin e tij.
Në sezonin aktual 18-vjeçari ka spikatur me lojën dhe golat e tij në Serinë B, duke u vënë në qendër të merkatos, me Juventusin që pranoi të derdhë 2 milionë euro për kartonin e tij në arkat e Kremoneses.
Manaj është aktivizuar në dy ndeshje me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë, ndërsa me U-21 debutoi me gol në fitoren 2-0 nga Lihteshteinit në eliminatoret e Europianit të vitit 2017.
Nuk ka Kremoneze ne Seria B Italia.
Kremonese eshte ne Italia – Lega Pro:: grupi A
Nuk ka talent 2 milion euro,talentet kushtojne me shume.Shpresojme shum te behet talent.
Talenti lind..nuk behet…
cfare pozicioni luan ky? mbrojtes ? mesfushor ..? apo sulmues…oooooo shokuuuuu gazetar. Beje te plote kroniken or tai
meso shqip o gazetar se shkruet blen dhe jo ble apo do te na tregosh qe je tirons o lale