Real -Atletiko, koeficientët anojnë nga "Los Blancos"

21 Prill 2015, 15:46Sport TEMA

Rezultati 0-0 i cerekfinales së parë mes Atleticos dhe Realit në Vicente Calderon, lejon se Los Colchoneros të kualifikohen në gjysmëfinale me cdo barazim me gola, ndërsa dëmtimet e Modric, Bale dhe Benzema, i kanë ulur kuotat e Los Blancos për të vijuar më tej në Champions, gjithsesi formacioni i Carlo Ancelottit mbetet favorit absolut.

Para se të luhej cerekfinalja e parë, kualifikimi i Realit kuotohej 1.45, ndërsa orët e fundit ky koeficient është rritur në 1.59. Ndryshimin më të madh krahasuar me një javë më parë e ka pësuar koeficienti për kualifikimin e Alteticos, që nga 2.59 ka shkuar në 2.3.

Kompanitë e basteve që i kanë ndryshuar më shumë koeficientët e tyre në favor të kuaklifikimit të Atleticos së Madridit janë Bet365 dhe Bwin me 0.35 pikë, ndërsa te William Hill ky ndryshim është më pak i ndjeshëm.

Përsa i përket rezultatit final, më të mundshmet sipas kompanitë e basteve janë shifrat 1-1 dhe 1-0.

Cristiano Ronaldo është futbollisti i të dyja skuadrave me më shumë shanse për të shënuar në euroderbin e Santiago Bernaeut. Kush vë bast një Euro se ylli luzitan shënon golin e parë të takimit, fiton 4.5 Euro, ndërsa vetëm që i shënon Altetico fut në xhep 2.1 Euro.

Ndërsa goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Griezman kuotohet me koeficientin 9, ndërsa që thjesht i shënon Atleticos 3.75.

7 komente në “Real -Atletiko, koeficientët anojnë nga “Los Blancos””

  1. X says:

    Ka shume mungesa reali kete ndeshje. Pervec Bale,Benzema dhe Modric, eshte edhe Marselo, qe ne kompeticione Europiane eshte gjithmone nga me te miret e ekipit. Shanset e Realit per kualifikim jane ulur ndjeshem.

  2. Sporti says:

    Akoma asnje lajm per Barcelonen? Sa keq! “TEMA” dhe shqiptaret vdesin per REALIN dhe “Penaldon”

  3. gjembaci says:

    une historikisht e ksm urryer dhe e urrej realin ,por ne cfare do lloj rrethane ,reali neser kualifikohet sepse anceloti duhet te kete zene mend nga 6 deshtimet per 7 muaj .
    ana tjeter eshte se reali e kontrolloi lojen e pare me atletikon .
    dhe e treta eshte vendosur qe te kaloje reali 2-1 .

  4. emigranti says:

    Ore gazetare te Tema. Kaq tifoza te cmendur jeni pas Realit sa qe asnje lajm nuk shkruani per Barcelonen. Por ju nuk duhet te jeni te njeanshem. Sido qe te shkruani ju, Reali eleminohet kurse Barcelona fitin kupen. E pate cfare ndeshje beri dje. Kishe qejf te shikoje ate Barcelone qe me ne krye Mesin vallzonte ne fushe.

  5. gjembaci says:

    nuk e kuptoj shqetsimin e disa komentuesve qe duan me cdo kusht qe “tema “te emetoje lajm per barcelonen.
    nuk jeni te kenaqur ju qe uleni e ngriheni dhe bardhoshkat na jane bere si buka qe hame cdo dite .
    mos e perlyeni messin me ate berllogun tinzar ,penaldon .

  6. X says:

    Po mos u merzisni mor cuna, se as per Bajernin nuk ka shkrujt asnje rresht. Pastaj, edhe nqs nuk shkruan Tema per Barcelonen, shkruani ju gjithe diten per Barcelonen. Besoj eshte e mjaftueshme qe t’i beni qefin njeri-tjetrit. Ha ha ha.

  7. rotullusi says:

    Ore,po ca lidhje ka Barcelona ? Sot Luan Reali…Pastaj Te shkruash per Realin eshte Kenaqesi,eshte Kampioni ne fuqi i CH L …Ju te Barces,Ngrohuni ne diell per sot ,…ahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje