Komisioni i Etikës dënon tre futbollistë për trukime ndeshjes

21 Prill 2015, 17:35Sport TEMA

Komisioni I Etikës pranë Federtaës Shqiptare të Futbollit ka pezulluar tre futbollistë të kampionatit shqiptar për influencim të rezultatit.

Futbollistët e pezulluar janë portieri I Flamurtarit Ilion Lika, mbrojtësi I Partizanit Arben Musakaj dhe mesfushori I Elbasanit Ganiol Kaculli.

Të tre futbollistët nuk kanë të drejtë që të luajnë në asnjë aktivitet futbollistik për gjashtë muaj, pasi janë të dënuar për kompletim dhe infleuncim në rezultatet e ndeshjeve.

Musakaj është fajtor për infleuencim të ndeshjes Laci-Partizani, ndërsa Ilion Lika akuzohet për ndeshjen Partizani-Flamurtari, ndërsa Kaculli për influencimin e ndeshjes Partizani-Elbasani.

Të tre futbollistët janë pezulluar me gjashtë muaj pezullim nga cdo aktivitet./f.b

2 komente në “Komisioni i Etikës dënon tre futbollistë për trukime ndeshjes”

  1. Pipi says:

    Ne te trija rastet Partizani eshte bere sebep? Hetoni presidentin e ketij klubi, mos u merrni me futbolliste te vecante, qe luajne per buken e gojes…

  2. Shkumbin Mati says:

    Futini në hapsane se e hapin thesin vetë ata për fovaret e klubit, apo per para, për presidentin apo për “hallexhinjtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje