Greqia drejt përjashtimit nga UEFA dhe FIFA

24 Prill 2015, 11:27Sport TEMA

Greqia rrezikon të dalë nga Europa dhe nuk bëhet fjalë nga zona euro, por për Greqinë e futbollit.

Përjashtimi nuk është një kërcënim që vjen nga trojka, por nga FIFA e Blatter dhe UEFA e Platini.

Të dy organizmat ndërkombëtarë janë irrituar me ligjin e ri të qeverisë Syriza, i cili do të hidhet në votim mes 4 dhe 5 majit, kundër dhunës në stadiume.

Në ligjin e ri i jepet pushtetit ekzekutiv grek,  tagri për të gjobitur deri në 17 milionë euro klubet për dhunën në stadiume, duke i marrë në këtë mënyrë këtë pushtet dy organizmave maksimale të futbollit, raporton Sport News.

FIFA dhe UEFA i janë drejtuar Parlamentit grek me një letër ku shkruhet:

“Nëse kjo norme do të aprovohet nuk do të kemi asnjë zgjedhje tjetër përcse të përjashtojmë Federatën Greke të Futbollit”.

E thënë më thjeshtë, nëse dicka e tillë ndodh, as Kombëtarja greke dhe asnjë klub nuk mund të marrë pjesë në Kompeticionet Ndërkombëtare.

Nga tonet e forta që po përdoren gjykohet se do të jetë e vështirë që raportet të përmirësohen.

“Kontrollet e UEFA-s dhe FIFA-s qartësisht kanë dështuar.

Kkëtë e demonstrojnë faktet dhe ne nuk do të bëjmë hapa pas”, deklaroi zv/ministri grek i Sportit, Stavros Kontonis, duke i ftuar të dyja institucionet futbollistike për një takim por duke paralajmëruar:

“Sigurisht që nuk do të ndryshojmë filozofinë e ligjit tonë për UEFA-n dhe FIFA-n, por me sa duket UEFA dhe FIFA më shumë se sa për të shpëtuar sportin, mendojnë të destabilizojnë rendin kushtetues në vendin tonë”.

Futbolli grek po jeton një perijudhë të vështirë për shkak të dhunës mes ultrave, kampionati këtë vit është pezulluar tre herë.

15 komente në “Greqia drejt përjashtimit nga UEFA dhe FIFA”

  1. niku says:

    tgfgs….a ke ndonje mendim…….

    1. anticensurë 93456 says:

      lene mor rrehat tjetrin të punojë!!
      goj e duar i ka të zëna,si mendon ti se mund të të përgjigjet??
      a jeni në vete o njerëz??
      ai është në krizë dhe mezi po mbush gojën,kurse ju jopo jep përgjigje,jopo çgar mendimi ke??
      lene moooo ne ti!!

      1. kujtesa says:

        tfgs ne keto raste nuk pergjigjet.
        Jo se eshte i zene me pipa,por as qe ja ka idene e futbollit dhe si merret vendimi ne te tilla raste.
        ….hahahaha,tani eshte me siguri absolute qe ka hapur literature bashkekohore per te pare se si veprojne bashkekombasit e tij nga Maroku dhe Sirija per te tilla gjerash!

        ? ? ? ? ? ?

    2. Loko-Loko says:

      Po kompanite e basteve,o Blater dhe Platini PSE NUK I MBYLLNI perderi sa ato jane AUTORET E VETEM TE SHKATERRIMIT TE SPORTIT BOTEROR???

  2. Zig Zag Man says:

    wefa dhe platinija nuk kane te drejte te fusin hundet ne punet e brendshme te fedherates greke..!

    1. anticensurë 93456 says:

      të kujt moooo??
      të fedhjeratës greke??

  3. trojani says:

    ketu jame pro grkeve,vandalizmat qe behen ne greqi pas ndeshjeve dhe demet qe ju shkaktohen dyqaneve apo makinave, nuk i paguan platinia apo blater,po shteti grek.
    kam jetuar ne pire 15 vjet dhe e di mire situaten vetem ligjet e forta mbajne shtetin ne kembe.

  4. elinor,.,._-_-_ says:

    Kamunistet e kane marre Greqine ne dore dhe do ia “zbardhin” faqen!

  5. arber1468 says:

    Për këtë Bravo. UEFA dhe FIFA organizma që po shkatërrojnë sportin.

    1. Realiteti says:

      Bravo FIFA dhe UEFA!

  6. Albani says:

    ka bere vaki dhe here te tjera qe shteti grek ka nderhyre ne punet e federates dhe pasi e kane marre kercenimin e UEFA-s jane terhequr.
    keshtu do te ndodhe dhe kete radhe greket trima ne qeveri nga trima qe hiqen shpejt do te kthejne bythen.

  7. liu says:

    vetem ky ligj do shpetoje greqine nga sporti qe te behen si anglezet te shikojne futboll 2 metra larg. kur ka derbi ne greqi do te pakten 20 minuta te filloje ndeshja nga fishekzjare dhe hedhese te ndryshme ne fushe

  8. mjergulla qe mbulon malin says:

    Tkfg nuk thuhet wefa por UEFA.
    Jo evro por euro

  9. elton says:

    bobo tfg duhet te shkoje ne iran tani te shohe si luan Sepahani me panathinaikos.

  10. sky says:

    tgf ka ndruar jete pas ketij lajmi, i paharrushem qoft kujtimi i tij, pune pedesh vk…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje