Në pritje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sport për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të gjitha skuadrat pretendente të Grupit I eIiminator janë me laps në dorë për të tentuar kualifikimin direkt në fazën finale të Euro 2016. Me ose pa tri pikët e Lozanës, përfaqësuesja kuqezi ka shanse reale për vendin e tretë, por matematika e lejon të pretendojë edhe më lart.
Nuk ia kanë besën formacionit të De Biasit sidomos Portugalia, që ende po qan humbjen në Aveiro në takimin hapës të eliminatoreve, aq më tepër që takimi i dytë në grup me luzitanët do të zhvillohet në “Elbasan Arena” më 7 shtator, vetëm 3 ditë pas transfertës së Shqipërisë me Danimarkën.
Portugalia ka nisur të mendojë që tani për sfidën e “Elbasan Arenas”, madje vetë trajneri Fernando Santos, ka preferuar të jetë personalisht në tokën shqiptare për të parë kushtet e akomodimit, si dhe impiantin ku do të zhvillohet ky 90-miutësh, raporton Sport News.
60-vjecari, ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit në orët e vona të së mërkurës, nga ku është nisur menjëherë drejt hotek Sheraton, ku Portugalia do të akomodohet për ndeshjen me kuqezinjtë. Në programin e Santos është edhe një vizitë në “Elbasan Arena”, për të parë gjendjen e terrenit të këtij impianti.
Edhe pse është praktikë që kushtet e akomodimit dhe prenotimet të bëhen nga zyrtarët e Federatës, Santos ka preferuar që të merret vetë më këtë cështje, duke parashikuar që Shqipëria mund të jetë një rival i drejtpërdrejtë i Portugalisë për një biletë në fazën finale të Francë 2016.
Me laps ne dore jam edhe une.
Na jepni 3 piket me Serbine,edhe pastaj flasim per raundin e dyte edhe per Portugaline.Mua llogaria me 3 piket e Serbise,me del qe neve vendin e trete e kemi te siguruar 100%…Vendin e dyte 50% edhe vendin e pare 10%.Por le ta fillojme me 3 piket ne fillim.
Po te merrnim tre piket e Serbise,do te ishim ne vendin e pare.Ky klasifikim do te karikonte me teper ekipin tone ne ndeshjet e ardhshme,pasi shpreson me shume ne kualifikimin,dhe ekipet kundershtare do te luanin me me frike ndaj ekipit kryesues te grupit.Keshtu edhe per Portugaline e Santos.
O atdhetar ne Suedi
Po them per ty por dhe per shume te tjere ne masin e te cileve dhe artikull-shkruesi qe me vendin e trete eshte gati e pamundur qe te kualifikohemi.
Kualifikohet vetem njera nga skuadrat e vendit te trete nga te gjitha grupet,ajo me me shume pike.
E shikon pra qe eshte injorance dhe vete-vrasje te thuash qe luftojme per vendin e trete.
Eshte Europiani me 24 ekipe plako. Kualifikohen 2 vendet e para te cdo grupi plus vendi i 3-te me i mire direkt. Pastaj 8 vendet e 3-ta te tjera kane ndeshje shtese per 4 vendet e ngelura.
E di ti qe momentalisht ne jemi te tretet me te mire ne vendin e trete me 7 pike te barabarta. Dy ekipet e tjera na kalojn vetem prej golavarazhit. Te kesh 10 pike ne vendin e trete nese na jep cas, eshte nje shanc i madh qe mund te jesh dhe e treta e pare pasi je ne nje grup me pese skuadra.
Vendi i trete nuk siguron as direkt e as indirekt kualifikimin.
skuadra e trete me e mire ne rezultate hyn direk kurse te tjerat shkojne ne pleof
Do fitojme apo jo po po po
Me timon pa timon ekipi jon eshte kampion.
Ata cfar kane me shum se ti dhe une.
Prandaj pergatituni cuna qe kur te vi ajo dit
Epiket prej hundeve me ja u qit.
Franca po na pret qeta bejme si dim vet.
Tiki taka dim te bejme edhe ne por egoizmin
ta leme ne kafene .
Kuq e Zi ngjyre fitimtare na mungon ajo perkrenare.
Per kupen nbase eshte shum po po te shtrengohemi, Greqia skish me shum…