Liverpul “rrëmben” zemrat e anglezëve, Çelsi dominon Amerikën

22 Prill 2015, 16:03Sport TEMA

Liverpuli po zhvillon një sezon për t’u harruar në Premier League, por ky fakt nuk ia ul popullaritetin në Angli ku mbetet klubi më i dashur mes ishullorëve.

Sipas një studimi të kryer nga “Daily Mail” në bazë të ndjekësve në rrjetion social Twitter, “The Reds” dominojnë në Britaninë e Madhe, ndërsa Arsenali zotëron pjesën më të madhe të Londrës, duke lënë pas rivalët e Totenhemit dhe Çelsit.

Në Mancester, fitorja virtuale shkon për Junaited, që ka një mbështetje të madhe edhe në krahina të tjera të Anglisë.

Përsa i përket tifozëve jashtë kufijve, skuadra e Rodgers dominon në Tailandë, Norvegji, Islandë, Uruguaj dhe Australi.

Gjithsesi, në tregun aziatik bie në sy dominimi i Mancester Junaited, që ndiqet shumë edhe në Indi e Pakistan, ndërsa Çelsi ka arritur të parakalojë vetëm në Malajzi dhe Indonezi.

Arsenali duhet të kënaqet vetëm me tregun e Japonisë, Koresë së Jugut dhe Filipineve.

Në mënyrë të papritur, Junaited zbret në vendin e tretë në tregun amerikan, edhe pse prartnerët e “Djajve të Kuq” janë pikërisht nga përtej Atlantikut.

Çelsi, i ndjekur nga Arsenali, ka numrin më të madh të ndjekësve në SHBA, ashtu si edhe në Europë.

Për t’u spostuar në Afrikë, “Topçinjtë” gjejnë mbështetje në vendet veriore të kontinentit, ndërsa në jug ka një tendencë në rritje për ngjyrat e Mancester Junaited.

Nga ky studim rezulton se janë edhe lojtarët e veçantë ata që ndikojnë në zgjedhjet e njerëzve, pasi Bosnje Hercegovina mbështet Mancester Sitin, ku aktualisht aktivizohet Edin Dzeko, ndërsa në Rusi mbështetja më e madhe shkon për Çelsin e Roman Abramovic.

Një betejë nëntokësore mes gjigandëve të Premier League, të cilët nuk luftojnë vetëm në fushën e blertë sepse një pjesë të mirë të tortës së fitimeve e arrijnë edhe falë popullaritetit që kanë në botë.

Gara mbetet e hapur dhe ndoshta nuk do të ketë asnjëherë një fund.

2 komente në “Liverpul “rrëmben” zemrat e anglezëve, Çelsi dominon Amerikën”

  1. E kuqja e Liverpulit shkelqen says:

    Liverpuli, ky klub vertet legjendar, me tifozet me te pasionuar dhe sukseset me te verteta ne Britanine e Madhe!
    Man Utd, ky klub kurve dhe komercialist i pas 1995-es, qe u be i njohur fale pseudo-sukseseve te dyshimta dhe pa rivalitet, nen drejtimin e mafiozit Ferguson, qe kishte nen diktatin e tij dhe klubit te tij, arbitrat dhe federaten angleze.

  2. Tosi says:

    Te thuash per chelsea ashtu po, kurse manchester united eshte klub me histori…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje