Bajern kërkon t’i rrëmbejë Dortmundit, Gundoganin

28 Prill 2015, 15:45Sport TEMA

E përditshmja gjermane “Bild”, mëngjesin e kësaj të marte paraljmëronte se Bajerni i Mynihut po përpiqej t’i rrëmbente një tjetër lojtar të rëndësishëm Borusias së Dortmundit, por pa e zbuluar emrin, duke publikuar vetëm siluetën e tij.

Për të apasionuarit e futbollit gjerman nuk ishte e vështirë për ta kuptuar se bëhej fjalë për Ilkai Gundogan, kontrata e të cilit me Dortmundit skadon në verë të 2016.

24-vjecari nuk ka marrë ende një propozim për rinovimin e kontratës, ose më saktë edhe vetë futbollisti me origjinë turke nuk është i interesuar për ta vijuar karrierën me verdhezinjtë, cka lë të kuptohet që në fund të sezonit mesfushori i përfaqësueses gjermane do të largohet nga Dortmundi.

Kohët e fundit është përfolur për një interesim të Mancester Junaited, por duket se e ardhmja e Gundogan do të jetë në Bundesligë.

Arsyeja pse Bajerni kërkon të sigurojë shërbimet e turko-gjermanit lidhet me zhvillimet që pritet të ndodhin në mesfushën e kampionëve të Bundesligës.

Bastian Schvainshtaiger, i cili i ka kaluar të 30-ta, përflitet se kërkon një eksperiencë të re në MLS, ndërsa 33- vjecari Ksabi Alonso nuk jep më garanci për të ardhmen.

Gjithsesi, për të rrëmbyer Gundogan, Bajerni duhet të derdhë në arkat e Borusias 30 milion euro, për të mposhtur konkurrencën e rivalëve të tilë si M. Junaited, Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Arsenal.

Verdhezinjtë kanë nxjerrë mësime nga e kaluara dhe nuk mund ta refozojnë një ofertë të tillë për të mos e humbur lojtarin me parametër zero në vitin 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje