Sondazhi, futbollistët pro zëvendësimit të katërt

29 Prill 2015, 15:29Sport TEMA

Rikthehet debati për ndryshime në futboll, por që nuk kanë lidhje me përdorimin apo jo të teknologjisë.

FIFPro, Unioni Ndërkombëtar i Lojtarëve, ka kryer një sondazh dhe rezultati është vërtet impresionues.

84% e lojtarëve të pyetur në çdo kontinent janë pro idesë që në futboll të lejohet zëvendësimi i katërt, propozim që deri më sot është refuzuar dy herë nga Bordi Ndërkombëtar i Futbollit.

Nga 205 lojtarët që kanë votuar në favor të këtij ndryshimi, 119 e tyre mendojnë se zëvendësimi ekstra duhet lejuar kur takimi shkon në shtesë, ndërsa 86 të tjerë janë dakord që lojtari i katërt të ndërrohet përgjatë 90 minutave të ndeshjes, pra brenda kohës së rregullt.

Gjithsesi, deri tani bëhet fjalë thjesht për një propozim, pasi vendimi u takon strukturave të tjera drejtuese, raporton Sport News.

Duke prezantuar rezultatet e sondazhit, sekretari i përgjithshëm i FIFPro, Theo van Seggelen, tha se futbollistët kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre në vendimmarrje, edhe pse bëhet fjalë për një ndryshim që ridimensionon rregullat tradicionale të futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje