Telashe për Pierre-Emerick Aubameyang, tentoi të shtypte zëdhënësen e tij

30 Prill 2015, 15:19Sport TEMA

Telashe në horizont për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi 25-vjeçar i Borussias së Dortmundit ndodhet nën hetime, pasi dyshohet se ka tentuar të shtypë me makinën e tij një vajzë, të cilën e kishte punësuar si përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun.

E përditshmja gjermane Bild citon fjalët e vajzës me emrin Martina, në dëshminë që ajo ka dhënë përpara oficerëve të policisë.

“Më tha të qëndroja në rrugë larg fushës stërvitore dhe unë ndalova aty ku më tha ai.

Në atë moment e pashë që uli kokën, shkeli gazin deri në fund dhe erdhi drejt meje.

Nëse nuk do të kisha kërcyer, mund të më kishte shtypur me Lamborghinin e tij”, janë këto fjalët e Martinës për incidentin.

Ndonëse ka kaluar gati një vit, si Aubameyang, ashtu edhe Dortmundi nuk kanë bërë asnjë koment rreth ngjarjes.

Ndërkohë prokurori gjerman Henner Kruse tha se hetimet janë ende në fillim të tyre, pasi mbeten shumë dokumente për t’u përkthyer, si dhe dëgjimi i variantit nga ana e futbollistit.

Sipas “Bild”, Aubameyang dhe vajza me emrin Martina ranë dakord të punonin bashkë në fillim të vitit të shkuar, por dyshohet se ajo nuk ka marrë asnjë qindarkë nga sulmuesi i Dortmundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje