Kapiteni legjedar i Romës, Francesko Totti, ka folur mbi të ardhmen e tij tek verdhekuqtë.
Në një intervistë për mediat italiane, Totti është shprehur se nuk do të ndryshojë aspakt pikat e kontartës së tij, duke theksuar se është në sintoni të plotë me shoqërinë e klubit.
Ai theksoi se do të japë kontributin e tij në të gjitha mënyrat si nga fusha, nga pankina, por dhe tribunat.
“Dua të sqaroj diçka: Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të ndryshoj termat e kontratës.
Bashkë me shoqërinë jemi në sintoni të plotë. Është pasioni ai që më mban të lidhur me këto ngjyra.
Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë problem për Romën. Personalisht kur luaj më vjen mirë por për momentin po i vlerësoj gjërat edhe nga jashtë fushës.
E ndiej se mund të jap kontributin tim edhe kur nuk luaj. Do ta mbështes skuadrën nga pankina, nga fusha por edhe nga tribuna.
Respekti ndaj të gjithëve është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të mungojë” u shpreh Totti.
Pak ditë më parë në mediat italiane zbuluan se presdenti Palotta kishte vendosur që të mos rinovonte më kontratën e Tottin, pasi nuk e kishte më në planet e tij për të ardhmen./f.b
po ik ore se u bere zorraxhi ,jo sot por ke qe ne 2007 e ketej qe rri kot .
gjate gjithe karrieres tyende vetem nje scudeto more .
do mbahesh mend si lojtar nen mesataren .
mesatarisht ke shenuar nga 10-11 gola ne sezon qysh nga 1994 kur u fute per here te pare me romen ne formacionin baze
Laj gojen perpara se te flasesh per Totin. Lojtare te tille nuk behen dot 2. Me Romen filloi me Romen mbaroi. Keta I duhen sportit e jo ata qe me shume bejne reklama brekesh