Shitja e Milanit, Berluskoni: Mund të mbaj 51% të aksioneve

2 Maj 2015, 12:47Sport TEMA

E ardhmja e Milanit është në moment vendimtare.

Pas përfundimit të takimit mes presidentit Silvio Berluskoni dhe manjatit Tajlandez, Teauchebul, numri një I kuqezinjve la të hapur mundësinë për shitjen e 50% të aksioneve.

Në një pronocim për mediat, Berluskoni theksoi se Mr Bee, është një njeri serioz dhe kërkon që e ardhmja e milanit të jetë në duar të sigurta.

“Dua t’ju jap tifozëve garanci për të ardhmen.

Mr. Bee është një njeri serioz dhe po diskutojmë rreth disa detajeve të kontratës. Mendoj se do të bëhemi miq.

Po punojmë për markën dhe unë besoj se ky është një takim për të ardhmen. Gjithçka është në diskutim, por mundësia që unë të kontrolloj 51 % të aksioneve është reale”, u shpreh Berluskoni

Ndërsa, Manjati Tajlendez deklaroi se falenderoi Berluskonin për mundësinë që po I jep për të marrë aksione tek një nga klubet më të mëdha në botë.

“Dua të falënderoj presidentin për mundësinë që po më jep. Është një nder i madh por për të mbyllur bisedimet do të duhet ende edhe shumë kohë”, përfundoi tajlandezi/f.b

1 komente në “Shitja e Milanit, Berluskoni: Mund të mbaj 51% të aksioneve”

  1. nji uj selite te lutem says:

    Mos e ha at kokerr ulliri o tajlandez se me ate nji perqindesh me shum ky legeni berluskoni do ta fusi sa krahu, e para qe ai qe ka me shum aksione esht vendimarres dhe e dyta ti do paguash milani do jet po i berluskonit ti do kesh vetem rreklamen qe nuk sherben per asnjegje,esht nje soj si ti te paguash miliona se gazetat thon qe tajlanda esht e jotja,keshtu esht edhe ky biznes bythe qe po ben me kte mashtrus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje