Juventusi, zyrtarisht kampion i Italisë

2 Maj 2015, 21:15Sport TEMA

Juventusi u shpall për të katërtën herë radhazi kampion i Italisë, falë fitores së arritur në transfertë ndaj Sampdorias, këtë të shtunë.

Bardhezinjëve u mjaftonte një pikë për të siguruar matematikisht titullin e 31 në historinë e tyre (i 33 për juventinët), por Arturo Vidal në minutën e 32-të të takimit godet saktë me kokë një top të krosuar nga Lichsteiner nga e djathta dhe shënon golin e tri pikëve.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 79 pikëve, 17 pikë më shumë se Lacio i vendit të dytë dhe kur kanë mbetur katër ndeshje nga fundi i këtij sezoni.

Ky është trofeu i parë i Allegri-t në krye të skuadrës torineze, i arritur që në vitin e parë, si askush tjetër më parë, ndërkohë që mbetet në garë edhe në Ligën e Kampioneve dhe në Kupën e Italisë.

Të martën bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirë në fushën e tyre, gjysmëfinalja e parë ndaj Realit të Madridit.

5 komente në “Juventusi, zyrtarisht kampion i Italisë”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Urime , “dashuria ime e pare “”,JUVE per Scudeton Nr.33 ,por te pret nje ndeshje tejet e veshtire me REALIN i cili ka nje trajner shume te Afte dhe serioz.
    Nga ana tjeter REALI as qe i ndjen hic mungesat e lojtareve te demtuar .
    Do te ishja ne delir ne se JUVE ja del qe ta eleminoje Realin ,por me duket Impossible mission .

  2. sit back and.. relaks says:

    interiste dhe milaniste shshshshshshshshshs, 4 here rresht kampione e italise juventus dhe ket vit i la 4 xhiro mrapa te tjeret. nag 150 milion euro ne 2008 qe e mori anjeli i ri ket vit e kane cu buxhetin 300 milion euro. i vetmi klub qe del me fitim. milaniste dhe interiste mos harroni hiqni gishtin nga goja kur tju dali gjumi.

  3. hyjni says:

    juve ekip plerash..cdo gje e kan vjedhur ..vetem keto 2 vite e kan merituar se ekipe si mialn dhe interi jan shume shume dobet pasi spo hedhin lek…

  4. Trapi says:

    Juveeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje