Derbi Tirana- Partizani/ Policia blindon kryeqytetin

4 Maj 2015, 13:50Sport TEMA

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në zhvillimin normal të ndeshjes së Futbollit ndërmjet  ekipeve  Partizani – Tirana, ndeshje e cila do te luhet sot, më datë 04.05.2015, ora 20.45 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ka marrë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore .

Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore :

Duke filluar nga ora 17.30 datë 04.05.2015, pasi të jetë bër zhvendosja e automjeteve të parkuara në sheshin Italia dhe përreth Stadiumit “Qemal Stafa”,  do të  bllokohet  qarkullimi në të gjitha segmentet rrugore që kufizohen me Stadiumin “ Qemal Stafa”

Bllokim segmenti do te ketë në hyrje të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me stadiumin “Qemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”

Ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 15:30’ deri në përfundim të aktivitetit.

 

9 komente në “Derbi Tirana- Partizani/ Policia blindon kryeqytetin”

  1. TOMS says:

    Parashikoj 2:0 per Tiranen. Shpresoj te luhet futboll……………Te shikojme edhe nje here nje ndeshje si vite e vite me pare, kur ngrihej i madh e i vogel per te pare ndeshjen Partizani- 17 Nentori. Le te fitoje futbolli.

  2. !!! says:

    Kur do ta shkulni ate fare stadiumi ,qe ndodhet ne pjesen me te bukur te Kryeqytetit.Si ne asnje vend te botes.

    1. i says:

      Ta bejme pallat pastaj

  3. sotir says:

    Shpresoj qe partizani te fitoje si dikur me yjete e tij

  4. Claus says:

    Ne ndeshje derbi Tirana eshte ne gjendje te jashtezakonshme a thua sikur pritet te filloje lufta!

    Policia bllokon aty , bllokon atje, fryjne bilbila dhe bertasin, kontrollo biletat qe tek sheshi “Skendebej”, situate me qesharake nuk mund te kete.
    Policia me shume ngaterron se sa rregullon.

    Prandaj stadiumet duhet te behen jashte Tirane si kudo ne bote.
    E ku e shikon ate situate gjetiu?

    Me e bukura eshte kur nje polic me perimeter barku 250cm i rri afer trajnerve afer bankines!

    E c`ka heq trajneri i Danimarkes, qe kur kthente koken shihte nje fytyre me kapale blu ne koke!

    Situata qe ndodhin vetem ne Shqiperi dhe askujt nuk u vret syte. Dhe atyre deputeteve qe shkojne sot dhe shohin kete ndeshje, as piktorit kryeminister Edi Rama, askujt.

  5. argenti says:

    Vetem nqs eshte e shitur apo toleruar ashtu sic dhe po flitet del 2-0per Tiranen ne te kundert Partizani do ju fut tollumin dhe kesaj radhe

  6. Tironasit Autoktonë, Kolonë Osmanë says:

    3-0 per Legjenden e Kuqe.

    1. Landi says:

      Kafshe e injorant koke e kembe
      si simboli juaj Ramadan Kafsha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje