Rama inauguron nisjen e punimeve për stadiumin Loro Borici: Këtu do mirëpresim serbët më 8 Tetor

3 Maj 2015, 11:21Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama inauguron nisjen e punimeve të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, ku gjithashtu ishin të pranishëm kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Keti Bazhdari, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, si dhe kreu i FSHF-së Armando Duka.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 17 mijë tifozësh, ndërkohë më 8 tetor pritet që të luhet në këtë stadium edhe ndeshja Shqipëri- Serbi.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët Shkodranë për stadiumin e ri, e ka quajtur këtë investim si më të madhin e qeverisë shqiptare.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u është drejtuar qytetarëve Shkodranë duke u thënë se ndërtimi i stadiumit të Shkodrës është një nga investimet më të mëdha të bëra nga qeveria shqiptare.

“Ky stadium ka kushtuar më shumë se ai i elbasanit”, tha Duka, duke shtuar se ky impiant modern i këtij stadiumi do të shërbejë për të gjitha ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare duke i dhënë një imazh të ri sportit në vend.

Kryeministri Rama u shpreh se projekti i stadiumit është mjaft i rëndësishëm pasi do të ndihmojë edhe në ekonominë e vetë Shkodrës. Rama tha se ky stadium i standardeve të miratuara nga UEFA do të jetë gati për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në 8 tetor.

Sot do thonë: “Pse mo për stadiume kemi nevojë ne?? Ne kemi nevojë për bukë.”

Në fakt kur stadiumi është i denjë për të pritur një familje unë kam bindjen që e bukura është mjeti më i mirë kundër dhunës. Po ashtu stadiumet janë ekonomi, sepse nga gjithë funksionet që do ketë stadiumi do ti sjellë Shkodrës shumë më shumë. Jo vetëm nga aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare por nga të ardhurat që do sjellin në qytet ata që do vijnë të shohin ndeshjen.

Unë jam shumë i lumtur që arritëm të bindim arkitektin Piter Willson të drejtonte projektin dhe ky është një projekt që do ti sjellë Shkodrës një vepër me një vlerë të rëndësishme arkitektonike sepse është në qendër të qytetit. Kudo ku ndërtohet një vepër e tillë funksionon si një kurë urbane sepse ndryshon qytetin ku nëpërmjet një vepre të tillë krijohen kushtet për një kthesë.

Bashkë me Paulinin ne po ndërtojmë në Tamarë, aty ku askush nuk e di se ku është ky vend veç atyre që jetojnë aty lart.

Ju them me bindje se stadiumi i Elbasanit dhe ky stadium i ri që do të jetë një nga me të bukurit e vendit dhe Rajonit, sikundër dhe parku olimpik që kemi nisur të ndërtojmë në Tiranë janë investime që kanë një vlerë shumë të madhe që shkon përtej asaj që marrim si fitim.

Po ashtu tre orë edukim fizik në jave në shkolla janë në funksion të sportit dhe të kulturës sonë të jetuarit ku ende ka fare pak kulturë të tillë. Këto përbëjnë një paketë investimesh që nuk është bërë në 20 vjet. Pas Shkodrës objektivi tjetër është stadiumi kombëtar, por çdo punë do kohën e vet.

Kur thashë se do rindërtojmë Loro Borriçin, ishte e paimagjinueshme që pas një jave më çonin sms: Pse rrejte ku e ke stadiumin. Ndërkohë që për këtë është dashur kohë që të dialogojmë jo vetëm me federatën por edhe që grupi i arkitektëve të shkonte në Uefa që të diskutonte për standardet. Projekti erdhi në këtë formë pas një punë te madhe se është projekt inovativ.

Tribunat e ndara janë një ide e arkitektit shkodran dhe janë elementë inovativ që do ti shijojmë kur të mbyllet. Objektivi është ta realizojmë në kohë. Koha është e shkurtër dhe unë dua që të punojmë fort.
Në stadium do të jetë edhe muzeu i Vllaznisë për ta që sot se dinë kush është Loro Boriçi e pyesin në Facebook për këtë.

Futbolli shqiptar e ka origjinën në Shkodër. Atë që nuk bëmë dot si shtet në 20 vite për sportin do ta bëjmë së bashku me realizimin e këtyre projekteve. Në respekt të atyre që i kanë dhënë emrin që ka Vllaznisë duhet ti rikthejmë emrin”, tha Rama.  /gj.k/

34 komente në “Rama inauguron nisjen e punimeve për stadiumin Loro Borici: Këtu do mirëpresim serbët më 8 Tetor”

  1. Berisha Strazimiri says:

    Te lumte per stadiumin dhe shpresoj qe shkodranet te te japin voten…….por mos harro Vloren qe i premtove nje shetitore shume funksionale qe do ta mbaronte ne qershor. Prishet 250 shtepi dhe dyqane per te bere rrugen me shume korsi dhe trotuare 10 metroshe. Kane kaluar 11 muaj dhe nuk ke dhene akoma leket edhe per shpronesimet dhe per qerate. V.K.M. e ke firmosur vete. Ke pyetur keta Vlonjate 24 karratesh se a jane te kenaqur qe po bredhin si çifutet ne shkretetire?…..Keta qytetare duan shtepite per te jetuar dhe jo reren e plazhit ku ardhacaket do bejne plazh…..Vloren do ta besh per Vlonjatet apo per turistat 3 mujorsh?……Nje keshille si mik: Mos luaj me Vlonjatete se do ta vuash.

    1. teona says:

      Ky stadium ka vlere te vecante, duke ditur qe do te prese serbet ne ndeshjen e tetorit, dhe duhet t’i japim vendin qe i takon kombetares tone qe po na nderon e na ben krenare. Me shume se nje stadium, eshte dinjitet kombetar, per me teper qe cdo qytet nuk duhet te ndjehet i vecuar por te marre vemendjen qe meriton, se nuk eshte vetem Tirana, por nga Shkodra gjer ne Vlore, nga Vermoshi ne Konispol.

      1. tifozi says:

        E ja pra, kur u be realitet dhe stadiumi, Rama ka nje gje, nese e premton nje gje, e realizon, ai nuk premton kot, nuk flet kot, as budallalliqe, por vetem gjera konkrete. Per te gjithe skeptiket ja ku eshte stadium i ri, qe do te perfundoje ne kohe rekord. Nuk ka me punime te nisura e te zvarritura pafund, punime qe zgjasin kater vjet e qe behen si mos me keq.

        1. Argita_B says:

          Kjo behet thjesht per propogande per zgjedhjet lokale!! Rama ben mitingje me buxhetin e Kryeministrise duke financuar aktivitetet e fushates zgjedhore te Keti Bazhdari!! Ne kete ceremoni duhej te merte pjese kryetari i bashkise se Shkodres pasi Bazhdari buk eshte kryetare bashkije dhe nuk ka asnje merite per fillimin e punimeve!
          Keto jane manipulime dhe propogande e ulet qe ben Rama, turp qe tallet me popullin e Shkodres.

  2. Ana says:

    te lumte Z.Rama me ne fund nje kryeminister qe po interesohet per stadiumet tona

  3. sara says:

    ju plotesua me ne fund deshira shkodranve per stadiumin e tyre

  4. ernest says:

    me ne fund te krenohemi edhe ne pak perpara serbeve , me stadiume europiane

  5. hena says:

    ja dhe qe fjalet e thena nga kjo qeveri jane te mbajtura dhe premtimet permbushen me se miri. ky stadium ka vleren e tij. urime tash dhe shkodra me stadiumin e tij

  6. rona says:

    ti presim serbet sic na ka hije, ky do te jete nje stadium dinjitoz per te gjithe tifozat kuq e zi.nje investim i qeveerise qe ne fakt nuk e kemi besuar. ju lumte

  7. kristina says:

    o klysh i enverit boll brockullite se eshte teper von ste beson me njeri tani se ti e ke mendjet vec me bush xhepat e tu dhe popullin e le te vdes per buk

    1. Heu bre says:

      Edhe stadiumin ekzistues te Shkodres ata “kelyshat e Everit” e kane ndertuar. Mesa duket vetem keta “kelyshat” kane bere dhe po bejne dicka reale per Shkodren! Ata FUNDERRINAT e tjere (si kjo Krisurina) as kane bere e as kane per te bere ndonjehere dicka,sepse kane qene dhe jane FUNDRRINA! ?

    2. sotir says:

      kristina, e degjove sot Mesilen? Po protestonte per ndertimin e bordellos ne Tirane. Shko atje e futja ca para qe te ngopesh nga poshte e nga larte.

  8. vilma says:

    bravo Rama tani do te te duan dhe respektoj edhe me shume shkodranet kane arsye po investon ne rregullimin e stadiumit te vendit

    1. xhoi says:

      bravo pune te mbare ka lezet qe edhe qyteti dhe qytetaret e shkodres te kene nje stadium perse mbari

      1. klei says:

        bravo kryeministrit po ben nje pune shume te mire me cdo qytet te shqiperise duke bere investime te domosdoshme

        1. ana says:

          kryeminsitri rama gjithmone ben pune te mira edhe stadiumi i shkodres do jete nje super stadium

          1. kastriot says:

            pune te mbare lart edhe me larte

  9. ncncnc says:

    pirth o prift ne prill pirth,po e the shpejt kete o Edi,je njesh

  10. arian says:

    Futja kot.mbaro unazen e selites se i vdiqe banoret te cilet ta kane dhene voten rregullisht.me riparimin e bere tek medar shtylla do te thote qe dhe nja dy vjet kjo rruge nuk mbaron.

  11. Xhupi says:

    Te tera i kishim stadiumi i shkodres na mbeti pa u bere…

  12. laramani njengjyresh says:

    Kryesorja mire qe ja paskeni mbushur mendjen atij arkitektit…
    Po para a nuk mori ai zotnia, apo kryesorja shyqyr qe ju mbush mendja?

  13. Nesti says:

    po permende Serbët i more votat ne Shkoder. Filizofi mjeranesh si Saliu ne vaktit

  14. Muzapopullore says:

    Pse nuk ishte I bindur Peter Wilson ? Si e bindet? Kush e bindi? Alban(a) Eftimi apo Adelina?
    Je bere qesharak Rame… Ndoshta sindroma Asperger ?!

    Tema aktivizo censuren menjehere. Flm

    1. Taraboshi says:

      Nuk ka patur nevoje te paguajme edhe Willsonin!! Projekti ka qene gati qe me 1988 por nderrimi i sistemeve beri qe te nderpriten punimet. Por edhe si ky stadium me tribuna te ndara nuk kam pare ndonjehere… Ooops shume mire qe e ka bere ashtu, fusim tifozet serbe ne nje nga ato ndarjet dhe me dy police tek dera poshte e kemi te zgjidhur situaten.

  15. kulmaku says:

    Bukur,por nuk e kuptoje se si mund te realizohet per 4-5 muaj,,,vetem me qene kinez.

  16. lumila says:

    Na vjen mire qe po vihet dore ne Shkoder pas gjithe ketyre viteve lenie ne harrese, na vjen mire edhe qe nuk bazoheni nese elektorati eshte i majte apo i djathte per te vene dore e per t’i zhvilluar. Njerezit thone duam buke e pune, s’duam stadium, por edhe stadiumi i ri do te thote me shume njerez te punesuar, me shume te ardhura per qytetin dhe qe ketu nisin te gjitha.

  17. butrinti says:

    me vjen shumir qe do ndertohet stadiumi i shkodres respekt per z rama

  18. Taraboshi says:

    Po per ate qendren tregetare qe do te ndertoje deputeti i LSI Agron Cela kur te prishet Tregu i Zdrales, sna the ndonje fjale??
    Mjere shkodrant nuk dine ke te votojne, po ikin nga shiu do te bien ne bresher….

  19. Billy says:

    Po pse mburresh me kot. Edhe Berisha boni shume ndertime me rastin e 100 vjetorit te pavaresise. Boni stadiumun e ri kombetar, boni parlamentin e ri. Teatrin e ri kombetar, etj. te reja. Edhe vilen e Gites ne Gjirin e Lalzit, edhe vilen e Zenit ne Farke. Te reja flake.

  20. Tomorri says:

    Te shrenjet bashkeatdhetare,me respekt dhe dashuri te veçante sigurishte dhe nje fare durimi shembullor degjoni Edi Ramen,degjoni Edi Ramen dhe kuptoheni ate se shuem gjera i zbulohen shpejte por ka dhe nga ato qe do te bejne edhe vullkan gjate rruges dhe punes se pa lodhur qe ben per kete popull.
    Shkodra e meritonte mije perqind dhe ai ne kohen e duhur dhe brenda ligjeve ja u dha dhe ne i themi BRAVO te madhe.
    Ky stadium do na afroje me shume me europen qe ne kemi enderruare se kreminelet na larguane kaq larg,por ja qe erdhi dita perseri per tu afruare seriozishte dhe ne menyre te pakthyshme.

  21. ALEX says:

    Duke qene nji shkodran ne mergim nuk mund ta kuptoni imocionin qe me jep ky lajm! Them emocione ,pa asnji medyshje,sepse atje ne shkodren time qe nuk pata fatin te lind por u rrita dhe u edukova, mesimet e para te futbollit i mora nga i mirenjohuri dhe i paharruari mesuesi im dhe futbollisti i talentuar Ernest Ereplani, ne nji fushe te Ura e thive, ne nji ekip femijesh mbi 30 vete, qe vraponim mbas topit dikush zbathur e dikush me sandale, se per kepuce sporti as qe behej fjale.Me pas fale kti edukimi kam ndjekur ekipin tim te zemres ne ate stadium pa tribunen perballe, merita e berjes se te ciles i takon Muho Asllanit.Aty kam pare te mundej “Austria” eVienes ne edilin e saj me te mire, kam pare Vllaznine e Din Zheges dhe Zan Rragamit, te Ferit RRagamit e Sabah Bizit, e shume e shume te tjereve, atu kam ndjere emocinet e golave qe na dhane trofete e kampioneve dhe te kupave te Republikes.Te shkallet e gurta te atij stadiumi ne shi e bresher ne diell e ne te ftohte here duke ngrene fare lule dielli e here duke ngrene thojt nga nervat kemi kaluar ato emocionet e te dielave, ku vargu u bicikletave drejt stadiumit nuk kishte parking qe ti zinte, por vetem ne oborret e shtepive perrreth. Kishte dhe persona qe i ruanin me pak lek bicikletat qe shpesh ishin pa cilsa.Sot kane ndryshuar shume gjera ne qytetin tim, ndaj dhe koha e nji stadiumi te permasave dhe parametrave nderkombetar kishte ardhur!Berja e Stadiumit do sjelle shume te mira per qytetin dhe qytetare,pormbi te gjitha per ekipin e Vllaznize, si djepi i futbollit shqiptarNgelet vetem nji detyrim i vogel, ta ruajme dhe ta mirembajme,te mos denohet asnji dite nga vandalizmat, te respektohen miqte qe do vine nga larg per te ndjekur skuadrat e tyre ashtu si ne dikur qe shkonim me bicikleta deri ne Tirane , kjofte per atehere. Ta gzojme kte stadium dhe bashke me te muzeumin e sportit shkodrane.Pune te mbare!

  22. gjembaci says:

    bravo edi rama per premtimin e mbajtur per shkodren e
    -paulin ndojes, xan rragamit ,din zheges ,sabah bizit ,selami danit ,cesk ndojes ,leke kocobashit, menduh dedes etjere .
    permenda me te shumtit e plejades se mrekulluershme te viteve ’70 ,te asaj vllaznie te mrekullueshme ,e cila e vetme luftonte dhe merrte haken tek ekipet e kryeqytetit qe ishin te perkedhelurat e asaj kohe te vrazhde per 30- vjet .
    haken e beses se kavajes ,flamurtarit ,luftetarit ,pse jo dhe te traktorit te lushjnes .
    urojme qe ta kallim stadiumin ne ndeshjen me serbet .

  23. edi las vegas says:

    po me enverin ckeni mor derra ai ka 25 vjet qe ka dek , ndertoi aq shum per popullin sa do duhen 100 vjet juve zagaret e pas 90 keni ndertu vetem shpija dhe hotele per veten e juaj ne prone te huaj duke shkatarru cdo gje publike apo qe i duhej kombit ca jan pasuru dhe ca skan buk me honger ky stadium ishte projektu ndryshe tani hajdutet do vjedhin ca dhe do e bajne gjysmak as pul as gjel

  24. La Nona says:

    Shqiperia Sa per sy e faqe o Burrrrrrrrrrra!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje