Roma dhe Interi pritet që të marrin sanksione nga UEFA, për mosrespektimin e rregullave të Fair Play financiar.
Lajmi është bërë i ditur nga portali italian “La Repubblica”, e cila ka shkruar se të dy ekipet italiane rrezikojnë të marrin një gjobë të majme që varion nga 6 deri në 8 milionë euro, kurse numri i lojtarëve për turnetë jashtë Italisë mund të zbresë nga 25 në 21.
Por, Interi rrezikon që të përballet edhe me kufizimet në merkato, ndërsa Roma mund të penalizohet me bllokimin e të ardhurave që mund të sigurojë nga pjesmarrja në Champions League dhe Europa League.
Për shkak të këtyre sanksioneve që mund të marrin dy klubet e mëdha të Serisë A, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, ka planifikuar të zhvillojë një takim me presidentin e UEFA-s, Mishel Platini.
Në fokusin e bisedimeve do të jenë marrja e masave që do të ndërmerren në Serinë A dhe kategoritë e tjera./f.b
Normale, vec Lazio mungon ne kete liste dhe Juventusi e ka te garantuar edhe vitin tjeter pa shume sforco kampionatin. vari lesht ketij futbolli.