Manuel Nojer nxeh sfidën gjysmëfinale kundër Barcelonës.
Portieri gjerman sfidon Lionel Mesin, duke deklaruar se do t’i tregojë argjentinasit se kush është bosi në fushën e lojës.
Raundin e parë në përballjen mes tyre e fitoi gardiani, i cili nuk lejoi që porta e Gjermanisë të prekej në finalen e Botërorit kundër Argjentinës.
Por, tashmë është një tjetër histori dhe Bajerni i Mynihut kërkon të vendosë me shpatulla pas murit Barcelonën në UEFA Champions League, ashtu si dy vjet më parë:
“Kam shumë respekt për Mesin dhe gjithçka që ka arritur në karrierë.
Ai është një njeri i përulur, por është shumë e rëndësishme që unë t’i tregoj autoritetin tim kur të përballemi në fushën e lojës.
Një gjë të tillë e bëra në finalen e Kupës së Botës.
Marrëdhënia jonë bazohet në pozicionin dominues ndaj njëri- tjetrit dhe respektin reciprok”, tha Nojer.
Për Nojer, është shumë e rëndësishme që edhe Bajerni të mos dominohet psikologjikisht nga Barcelona, e cila po zhvillon një sezon fantastik:
“Duhet të tregohemi në nivelin e duhur fizik, të tregojmë karakter dhe të jemi cinikë.
Një ndeshje ndaj Barcelonës është si finale, edhe pse luajmë në gjysmëfinale.
Objektivi jonë është që të shkojmë në Berlin.
Përpara dy vjetësh e dominuam këtë skuadër në të dyja ndeshjet, por situata ka ndryshuar shumë.
Këtë herë ata nuk kanë lojtarë të dëmtuar dhe Mesi është rikthyer në formën më të mirë.
Nga ana tjetër, skuadrës tonë i mungojnë disa lojtarë kyç.
E dimë shumë mirë që është një ndeshje e vështirë por unë kam besim te shanset tona”.
Manuel Nojer lëshon dorashkën e sfidës.
A do të arrijë Messi ta evitojë prekjen e tij?
Këtë do ta mësojmë pas 90 minutëshit të së mërkurës kur mes dy prej finalistëve të garës për Topin e Artë do të luhet një tjetër sfidë luksi.
MESSI DO TE SHENOJE, DO TA SHOHESH
Bravo Nojer!
Dhe rruga per Berlin eshte me prane Mynihut sesa Barcelones apo Madridit.Sa per Torinon,as qe e llogarisim fare!
BAYERN BAYERN BAYERN
CHAMPION EUROPE
Me duket se Noyer e mori vesh se kush ben ligjin apo jo … arroganti Noyer e mori pergjigjen e duhur
Po pse se mos eshte vetem Messi! Kam frike se kjo Barcelone s’ka fare rivale sivjet, se te vetmin repart problematik – mbrojtjen; e ka forcuar mire.
Parashikoj dy fitore te Barcelones, 3:1 dhe 1:2
Barca fiton te dy takimet dhe ne total shenon 5 ne spanje dhe 3 ne gjermani,pra 8-0
Pse me ke do luj me lacin barcelona apo me nafterarin. Jane 22 futbollist nje top. Ne fund fitojn gjermont.
Eshte e vertete qe Noier eshte portieri me i madh sot por MESSI ia kalon.sonte Messi shenon tre gola.
me I madhi???? Te lutem!!! Eshte nje portier si gjithe te tjeret.
O tema
juventus fitoi me realin dy me nje
kur do e hidhni lajmin apo javen tjeter pasi tju kete pushuar dhimbja e….
nje humbje ishte bre burramos u merzisni
reali doli i forcuar nga kjo humbje epadrejte se shkelqeu
madje albitri ishte me i miri ne fushe
kaq vite qe shoh futboll dhe per here te pare lojtari i fundit qe shkaktoi penalltine nuk mori te verdhe….por e mori vidali…..
pellazgo si e ke bithen a te djeg shume? Merr vazeline shoku dhelyjeeeee….
Nuk ju intereson Temes te hedhin lajme kur Reali humbet
ta ndezi sa te doje ky…po do i percelloi mbas ndeshjes
Shpresoj Mesi tju shpartalloje porten sot…arrogante
Keshtu tha edhe Kahn ne kampionatin boteror te 2002 por Ronaldo ( i verteti) i nguli dy gola ….