Xherdan Shaqiri ishte pritur me bujë në Milano, kur vendosi të largohej nga Bayern München dhe t’i bashkangjitet Interit të Milanos. Por euforia e dikurshme është shndërruar në refuzim, shkruan gazeta «Tages Anzeiger». Përse Shaqiri nuk po arrin ta dëshmojë talentin e tij?
Shifrat flasin: prej 13 ndeshjeve në ligën e parë italiane të futbollit Xherdan Shaqiri nuk ka luajtur as në gjysmën e tyre në kohëzgjatje të plotë. Ai ka dhënë vetëm një gol – nga penalltia. Dhe muajin e fundit ai është futur në lojë vetëm nga fundi i ndeshjes. «Nga mesi i janarit 23-vjeçari Shaqiri shkoi nga Bayern München te Inter Milano: Ai dëshironte të luante sërish, të tregonte talentin e tij të madh. Por ai tani përsëri është rezervist – në një klub, i cili në të vërtetë ka një emër të madh, por ende është mesatar», shkruan gazeta zvicerane «Tages Anzeiger».
Shaqiri ishte pritur me entuzuazëm në Milano dhe shumë shpejt kishte zënë faqen e parë të «Gazzetta dello Sport», por ndërkohë futbollisti që luan për kombëtaren zvicerane po ballafaqohet me kritika. Gazetat italiane dhe ekspertët e quajnë futbollist të mbivlerësuar, i cili jo vetëm që luan pak, por edhe kur luan nuk është në nivelin që pritet prej tij. «Shaqiri nuk po atakon më», thuhet në një raport në një webfaqe të fansave. Vëzhguesit pretendojnë se u ka rënë në sy që bashkëlojtarët qëllimisht nuk ia gjuajnë topin Shaqirit gjatë ndeshjeve. Për shembull në derbin kundër Milanos, kur Mauro Icardi nuk ia përcolli topin Shaqirit që gjendej në pozicion të përshtashëm para golit të kundërshtarit. Shaqiri reagoi me dëshpërim të dukshëm, shkruan «Tages Anzeiger».
Deri më tani – së paku kjo duket pozitive për Shaqirin – trajneri Roberto Mancini e ka mbrojtur futbollistin me origjinë nga Kosova prej kritikave të ashpra. Mancini thotë se nuk ekziston kurrëfarë «problemi Shaqiri» dhe nënvizon se bëhet fjalë për vështirësi të fillimit dhe përshtatjes, pasi që stili i futbollit, metodat e trajnimit dhe mënyra e jetës janë më të ndryshme në Itali se në Gjermani. Në një intervistë me «Gazzetta dello Sport» në fund të prillit Mancini tha se në Itali në përgjithësi ekziston njëfare padurimi sa i përket pritejeve ndaj futbollistëve: «Ne duam që gjithçka të shkojë shpejt. Por nganjëherë një lojtari të ri i duhet pak kohë derisa të mësohet në rrethin e tij të ri sportiv dhe privat». Sipas Mancinit edhe futbollistë si Marco van Basten dhe Michel Platini është dashur të mësohen me rrethanat në Itali para se të bëheshin yje të futbollit botëror. «Shaqiri është futbollist i mirë, i cili mund të ofrojë më shumë sapo t’i tejkalojë një qind për qind problemet e përshtatjes. Shaqiri personifikon të ardhmen e Interit» ka deklaruar trajneri.
«Tuttosport», njëra nga tri gazetat e mëdha të sportit në Itali, megjithatë shkruan se raporti mes Mancinit dhe Shaqirit është problematik. Sipas kësaj gazete trajneri i Interit është i zhgënjyer që Shaqiri ende ka dëshmuar pak shkathtësi për të treguar se e ka vendin në ekipin e parë të Interit. Në vend se të reagojë ndaj vështirësive Shaqiri po reagon i dëshpëruar dhe demotivuar, këmbëngulë «Tuttosport». Në ndeshjeet e fundit Shaqiri nuk ka luajtur, sepse më i bindshëm ishte Hernanes. Në sistemin aktual 4-3-1-2 të Mancinit braziliani Hernanes luan si lojtar ofensiv në mes pas dy sulmuesve. Pikërisht ky rol ishte parashikuar për Shaqirin.
Interi, një ekip i madh i themeluar më 1908, prej vitesh është vetëm ekip mesatar. Për herë të fundit Interi ka triumfuar më 2010, kur me trajnerin José Mourinho fitoi titullin e Ligës së Kampionëve.
Vëllai i Xherdanit Erdini, i cili është këshilltar i tij, tha se Xherdani do të qëndrojë në Inter duke respektuar kontratën katërvjeçare. Interi e kishte huazuar Shaqirin nga Bayerni nga mesi i janarit. Këtë verë hyn në fuqi kontrata e re që vlen deri më 2019 – mbase me rrogë vjetore prej 3 milionë euro, shkruan «Tages Anzeiger». Gjithashtu milanezët do t’i paguajnë Münchenit një shumë transferi prej së paku 15 milionë euro.
Ciriaco Sforza, ish-lojtar i Interit dhe i kombëtares së Zvicrës, deklaroi se ka frikë që krejt aventura e Shaqirit në Milano nuk do të përfundojë mirë. Fansat dhe shtypi nuk po e mbështesin, thotë Sforza, i cili llogarit se Shaqiri ndoshta do të shkojë në Angli. «Unë shpresoj që ai të mos hyjë si keqkuptim i madh në historinë e Interit dhe shpresoj të arrijë sukses në këtë ekip tradicional të futbollit italian», deklaroi Sforza.
Foto: Dashnim HEBIBI
I ka hyre ne hak kombetares Shqiptare dhe tifozeve te shqiperise….
Shaqiri eshte lojtar mesatar dhe konfuz. Here pas here ben ndonje shperthim por rendimenti eshte i ulet.
Lojtar “koti” vec forces si “druvar” asgje me shume.
Interi u gabua me kete lojtar me teknike te dobet …
Shaqiri nuk mund te jete pjese e Interit, per sa kohe asnje nuk e do atje! Pak kush ose askush nuk luan me te dhe per te. Te gjithe ia kane me hile! Ai duhet qe ike sa me shpejt nga ai vend i qelbur! Era Mafie qe ne embrion! Dikush investon dhe eshte i interesuar qe ai te qendroje vetem ne stol!
Xherdan! Merua EUROT “makaronave”, qendro i qete qe te mos demtohesh fizikisht, stervitu mire dhe ne fund thuaju- VAFFANCULO !
( Nga anet tona per Inter-in thone: Nuk ngrihet kart m…ti me krande(shkop)! )
Hahahahahhahahahah …ja ke fut kot lale se me shume se e ka dashte Mancini kte lojtar s’besoj ta ket dasht dikush tjeter .
E pame sesa shume e deshen “Gjermanet”.
Problemi qendron tek vet Shaqiri qe ka talent , force fizike e shpejtsi por i mungon dicka shume e rendesishme si ne futboll dhe ne jete .
VIZIONI !!! Ne fushe ai ska fare vizion , shume here per kte gje Mancini e “rimproveronte”.
Te humbesh respektin e origjines si dhe sarkazmat e zvicerianeve dihen rezultatet. Normal qe nuk eshte i motivuar pasi eshte mercenar.
Mercenaret nuk kane shpirt dhe pasion per skuadrat qe luajne.
Haku jot , e Zoti e goditi keq nacionalistin Guardiola, o Shaqo. Humbi u eleminua nga pokali dhe po keshtu edhe nga kupa e kampioneve ,nuk ka shanc. Por siç kam shkruar ne nje komente ketu ne Gazeten Tema ,para dy muajsh, Ti bere nje gabim te rende qe vajte ne Itali. Ne ate vende kane alergji per dojce folesit. E dyta Interi ashtu si vete Italia eshte ne krize. Ndaj ish tranjeri yt te beri thirje disa here mos u largo nga Bayjerni. Po ashtu tifozet e tu Zvicerane nuk deshen te shkoje ne Itali. U nxhitove shume. A ke mundesi te largohesh, ike nje ore e me pare. Mos u mendo me. Ktheu ne Gjermani ,je i mirepritur ne ç’do ekipe . Nuk te mirekupton njeri atje ku je. Eshte tjeter bote jugu i Europes. Ktheu ne vendin qe nuk te perzhuri dhe qe u befasua qe kerkove me ç’do kushte largimin. . Duhet te kishe me shume durim.. Ja si erdhen kohet. Riberi dhe Roben jane jashte fushe. Po keshtu Guardiola i ka ditet e numeruara. Do ishe ne formacion.
Pushoni more injorant.
Ai eshte as
Ne se do te flasim te drejten (( nuk jam specialist futbolli )) ,Shaqirit i mungon VIZIONI .
Atij i mungon dhe Intelekti , eshte mbivlesruar shume -shume nga medimet ,vecanarisht Kosovare .
Shaqja per mua ,ne se do te beja nje krahasim eshte lojtar si MUC FAGU dhe vlen vetem per Futboll me fusha te vogla sikunder luhej me pare tek e FAMSHMJA “”FUSHE e ZEZE ” apo ne KOMBINAT ,ne fundin e vitev 70 dhe heret ne vitet ’80 -te.
Mund te qendroje dhe problemi qe nuk e duan ne ITALI ,por gjithseicili qe e njeh apo e kupton sado pak Futbollin Italian sido qe pavarsisht se nuk e PELQEN ate Futboll ,duhet te dije se ne ITALI FUTBOLLI eshte PUNE eshte INDUSTRI ,tjeter pune se tani SERIE -A eshte e dobesuar ,sepse si kudo,nuk investohet ne ekipet zinxhir .
Perndryshe jam dakord se ashtu sic i erdhi puna BAYERNIT tani ne fund qe ju demtuan lojtaret sepse GUARDIOLA e ashpersoi deri ne cmenduri konkurencen per nje vend ne formacion derisa lojtaret ju demtuan ,SHAQJA mund te kishte nje vend ne formacion ,por e theksoj se SHAQIRI nuk eshte vizionar fjala bie sic eshte JANUZAJ por qe eshte PERTAC .
Tani ai ka ngecur dhe nuk ka se ku te shkoje .
Sidoqofte INTERI eshte ekip MERCENARESH (( te me falin fansat e iINTERIT ,por kur u krijua ekipi qe me se shumti ka patur ARGJENTINAS eshte quajtur INTERNACIONALE ))dhe ndoshta MANCINIT do ti hyje ne pune Shaqiri si zevendesuaes
Oooooooohhohohohoho , or Tut ilo! Nuk jam specialist futbolli thua dhe jep medim “specialist”: I mungon vizioni! Paske mbetur tek fushat e vogla ………….. tung!