Fabio Kapelo beson se me Pol Pogba, Juventusi ka shanse reale që të eliminojë Realin dhe të sigurojë kështu finalen e Champions League.
Përballjen e parë gjysmëfinale në Torino, bardhezinjtë e fituan 2-1, edhe pse francezi nuk mund të luante për shkak dëmtimi.
Gjithsesi, trajneri i Rusisë mendon se vendimtare do të jetë ndeshja e dytë, ku sipas tij, Pogba duhet të jetë patjetër në fushë:
“Ajo që është më e rëndësishmja, është prania e Pogba.
Ai është një lojtar i madh, është i fortë, ka kualitete, e zotëron mirë topin dhe është deciziv, pra Pogba ka gjithçka”.
Duke folur si trajner që i ka drejtuar të dyja skuadrat, Kapelo tha se bardhezinjtë do ta kenë të vështirë ndeshjen e kthimit, ashtu si Los Blancos. që do ta kenë të vështirë finalen nëse arrijnë deri aty:
“Juventusi di të luajë mirë në mënyra të ndryshme, por varet nëse në Bernabeu do të shkojë me frikë apo me objektivin për të shënuar.
Cfarë mund të them për skuadrën tjetër?
Të gjithë e dinë që unë jam tifoz i Realit, por Barcelona është shumë lart.
Shikoni se çfarë i bëri Bajernit. Eshtë e pabesueshme”.
Kapel-ja harron qe te njejten gje i beri dhe Reali Bayern-it vjet,kur i futi 4 petlla!E pse ky mendon se Barca qenka me lart,me sa duket tani qe eshte larguar nga evropa dhe drejton nje kombetare te lodhur te Rusise,eshte lodhur dhe vete.
Ndeshja e mbremshme Real-Valencia, tregoi edhe nje here se ne futboll los edhe fati. Te godasesh pambarimisht shtyllat, te arrije Ronaldo te gjuaj aq pabesueshmerisht dobet penalltine, kjo vetem nje here ne 20-30 ndeshje mund te ndodh. Mendoj se forma e bapesueshme e Mesit ne ndeshjen me Bajernin, mund te kete qene shkaku i bllokimit te Ronaldos dhe paraqitja aq e dobet ne kete ndeshje te fundit. Megjithate, edhe ai, ndonse dobet, nja dy shtylla me duket i goditi. Juvja do marri ne Bernabeu nje humbje plotesisht te merituar. Edhe me Pogba. Nuk eshte Juve me ne gjendje se Valencia. Dy skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Real jane aktualisht me te mirat ne bote, qe mund t’ju thyejne turinjte pa me te voglin problem cdo skuadre.
@abcdef
o anonim te lutem na thuaj cfare droge perdor…ta perdorim e ne qe te na duket bota fushe me lule isi ty….ronaldo asnjehere ska bere diferencen sic ben messi por ti tifoz 2000 je ske faj…juve do ti ruaje sqetullat reali te merkure ?