Në prag është sfida e kësaj të shtune ndaj Kaljarit, por me titullin në xhep, Juventusi dhe Masimiliano Alegri kanë filluar që tani të mendojmë për gjysmëfinalen e kthmit ndaj Realit të Madridit në Champions League që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Santiago Bernabeu.
Trajneri i bardhezinjëve në konferencën e radhës për shtyp u ndal fillimisht te momenti pozitiv që po kalon Juventusi si dhe foli për takimin ndaj Los Blancos:
“Le të jetojmë momentin dhe të festojmë për të gjitha ato që kemi arritur.
Jemi vetëm 95 ose 120 minuta larg finales së Championsit, në fillim të sezonit askush nuk e priste dicka të tillë.
Si mund të arrijmë te kualifikimi?
Në Madrid duhet të zhvillojmë një ndeshje të jashtëzakonshme, shumë më të mirë në planin teknik nga ajo që luajtëm në Torino”.
Nëse mbrrin në finalen e Berlinit, Juventusi me shumë mundësi do të ketë përballë Barcelonën që ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.
Për Alegrin blaugranat janë skuadra më në formë për momentin dhe një kundërshtar shumë i vështirë për tu kaluar:
”Barcelona ka dy muaj që luan një futboll të mrekullueshëm.
Është shumë e vështirë të përballesh me ta.
Megjithatë gjithcka ndryshon nëse nga dy takime luan vetëm një ndeshje finale ndaj Barcës.
Luis Enrike ka filluar të lutet që të gjejë Juven në finale?
Edhe ne dëshirojmë të jemi në finale dhe të kemi përballë Barcelonën”.
Pas 2 muaj mungesë te Juventusi rishfaqet Pol Pogba.
“Djaloshi i Artë” është rikthyer prej disa ditësh në stërvitje dhe mund të zbresë në fushë ndaj Kaljarit në “Juventus Stadium”.
Një fakt të tillë e konifrmoi vetë Masimiliano Alegri, i cili theksoi se mesfushori francez do të jetë vlera e shtuar e bardhezinjëve në Santiago Bernabeu:
“Pogba është stërvitur mirë me skuadrën.
Ndaj Kaljarit mund të luajë që nga fillimi, ose në ndeshje e sipër.
Nuk i ka ende në këmbë 90 minuta, por në Madrid do ta kemi në dispozicion”.
I lutem Zotit mos te shkoni ne finale sepse do e shemtoni shume finale , me ato Kasap qe ke ne mbrojtje ti ka rrezik ta coni gjysmen e Barces per spital.
Shume -shume e veshtire do te jete per JUVENTUSIN tim qe te kaloje REALIN ne mos e pamundur sido qe une LUT ZOTIN ta shikoj ne FINALE JUVEN .
Never say never .
Me mire te qendroj me kembe ne toke dhe tia leme kohes !
juve -barca ne finale,ca ka reali me shume se juve mos jane nga ndonje planet tjeter.
e urrej juven por jam tifoz italian dhe keshtu qe uroj juve te shkoj ne finale dhe jam 90% i sigurt..pastaj finalja eshte e hapur
Po ik or trap pol pogban tat e bon SHQIPTARET me fol me vete nuk e lan me kap top me kom e ngordhen dhe fizikisht koment origjinal i lizarazut gjat trasmetimit te ndeshjes FRANC SHQIPRI 0-0.
koment fantastik”e urrej Juven po jam tifoz italian”o trap sheh futboll apo ben tifozllik nacional, shqipo tulla ngelet perjete
ik ore ti idiot bej ndonje pip andej