Ronaldo: Futbolli sot vuan, nuk po nxjerr më yje

11 Maj 2015, 16:02Sport TEMA

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, mendon se në futbollin e ditëve të sotme nuk ka aq shumë yje sa në kohët e tij, pavarësisht shkëlqimit të futbollistëve si Lionel Mesi, Neimar dhe Kristiano Ronaldo.

Në fakt Ronaldo, portugezi dhe Mesi, janë të vetmit futbollistë që kanë fituar Topin e Artë në 7 vitet e fundit, ndërsa Neimar është më i kuotuari për të rivalizuar me ta në të ardhmen.

Fenoment brazilian që gjatë karrierës së tij ka luajtur si për Realin dhe për Barcelonën, beson se ka një hendek të madh mes këtyre tre futbollistëve dhe pjesës tjetër të lojtarëve në panoramën globale të futbollit.

Madje, për të përforcuar idenë e tij thërret në ndihmë edhe deklaratat e rivalit të tij më të madh në aspektin individual në të kaluarën:

“Sic tha dhe Zinedine Zidane, Mesi është i pabesueshëm, Ronaldo është i mahnitshëm dhe Neimar i pabesueshëm, por unë mendoj se futbolli botëror po vuan mungesën e yjeve të tjerë”.

38-vjecari shtoi se ai nuk dëshiron të ndjekë hapat e Zinedine Zidane për të vazhduar karrierën si trajner:

“Zidanë është miku im, dhe ne flasim shumë së bashku për futbollin edhe sot. Tani ai është një trajner, por kjo është dicka që unë nuk e dua absolutisht për veten time. Është një profesion që ka presion të jashtëzakonshëm”.

Ronaldo tha se ai mund të rikthehet për të luajtur sërish nëse Fort Lauderdale Strikes, klubi ku ai zotëron një pjesë të aksioneve, do t’ia dalë të kualifikohet në play-offin e Ligës së Futbollit në Amerikën e Veriut:

“Është dicka që e dua shumë, por nuk e di nëse do t’ia dal. Natyrisht që ndiej dhimbje kur luaj, unë e lashë futbollin për shkak të një dëmtimi në ijë, dhe provova dhimbejn më të madhe që kisha patur ndonjëherë”.

7 komente në “Ronaldo: Futbolli sot vuan, nuk po nxjerr më yje”

  1. GMT says:

    Nuk ka më yje edhe këta të tre që zuri më gojë “fenomeni”Ronaldo me gjithë shkëlqimin e tyre dhe diferencën që bëjnë në futbollin bashkëkohor,nuk kanë arritur të bindin futbolldashësin duke e lënë gjithnjë të hapur dilemën se a e kanë vendin meritor në “Panteonin e të pavdekshmëve”me gjithë të arriturat dhe rekordet që thyejnë çdo ditë.Shihni Messin dhe Ronaldon në çdo kampionat bëjnë minimumin nga 50 gola,shifra këto që nuk i ka arritur një Maradonë,një Pele dhe me gjithë këto rezultate ngelin nën hijen e tyre.Sot luhet futboll artificial,pa pasion një model futbolli si playstation ku apriori dihet fituesi.Agonia e futbollit bashkëkohor filloi dhe do mbarojë me “tika-takan”famëkeqe.

  2. xxl says:

    Bravo gmt shyqyr qe lexova nje koment nga nje shqiptar me tru e saktesi. Na can bythen injorantet me mesin e ronaldon.

  3. X says:

    Jo or mik, e ke gabim. Keta dy lojtare jane te jashtezakonshem, vetem se vazhdojne dhe luajne akoma. Kur te mbyllin karrieren keta te dy, atehere do te shofesh qe lojtaret e ardhshem qe do te vijne, do te krahasohen me Messi dhe Ronaldo, apo me Maradona dhe Pele. Atehere do te nxjerresh konkluzion dhe jo tani

  4. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Nuk e kam pelqyer KURRE AJAXIN ,edhe ne kohen e tij ,por AJAXI shpiku dhe eshte pioneri i FUTBOLLIT TOTAL qe e dergoi BRAZILIN e atehershem qe kishte fituar si asnje 3 Kupa Bote , ne MORG .
    JONGBLOD ,SURBIER,BLACKENBURG ,HULSHOF ,KROL ,RESENBRINK,NESKENSE ,HAAN, MYHREN ,REEP,KAISER dhe CRUIFF me ne krye te famshmin STEFAN KOVAC ,do ti mbaj mend deri sa te vdes .
    AJAXIANET sulmonin qe te gjithe dhe kur shkonin ne fundore sidomos nga krahu i djathte i futnit topat midis harkut te zones dhe penalltise ,prej nga shenonin .
    BARCA me GUARDIOLEN e pasuruan futbollin total me TIKI-TAKEN e famshme aq sa u bene monotone dhe ekipet nuk e dininse nga do vinte goli .
    TIKI-TAKA eshte taktike e futbollit ekstrem ,por qe pati SI ASNJE ne bote INTERPRETUESIT e saj ku SPIKAT GJENIU MESSI qe perkunder asaj cfare kumton “GMT “” ,i cili me pelqen sepse perpos qe ka KLAS ka dhe njohuri tejet te mjaftueshme per futbollin ,por une do te replikoja pak duke i thene se MESSI edhe pse vuan nga SINDROMI i thjeshtesise Ekstreme ,eshte NE PANTEON .
    RONALDO FENOMENI do te mbahet mend si YLL i kohes se tij i asaj plejade te 1995-2005 ,por une e shikoj Futbollin me nje diapazon me tjeter .
    Une futbollit i dua anen Spektakolare ,magjepsjen ,rrugen per deri tek goli qe MESSI e ka unikale .
    Nuk flas per Mesatare Golash/ndeshje sepse GERD’ MULLERI e ka me mire se MESSI Koeficientin ,EUZEBIO po me te mire se MESSI ,i cili deri tani e ka 0.855 Gola/ndeshje .
    Une pelqej lojtaret INTELIGJENTE te cilet une i rendis keshtu
    -Jam ne dileme per Dyshen MESSI -MARADONA ( pavarsisht se MARADONA e ka mesataren e golave 0.32 gola /ndeshje .
    -Ne vendin e Trete,……………………. eshte per mua ROBERTO BAGGIO
    -Ne vendin e Katert …………………….eshte per mua KIXHA i Uruguajit qe sot eshte 91 vjec
    -Ne vendin e Peste ……………………..eshte per mua ZINEDIN ZIDANE .
    RonaldA ,kur te behen ne fund Llogarite do te zihet ne goje si nje kalimtar i radhes.
    I mar parasysh reagimet e “”ARMIQVE ” te mi ,por une kam te drejten qe t ‘shpreh mendimin tim qe me duket se eshte ME AFER TE VERTETES .
    Sido qe te te jete ,nuk kam ndermend qe te replikoj ,sa per ate qe nuk dua qe te behem i besdisur ,por dh eper tjetren se jam i Limituar dhe i Censuruar gjithashtu .
    Edhe sharjet vulgare do ti mireprisja ,sepse do te shprehnin mungesen dhe fuqine interpretuese ,por do te shprehnin edhe Shperfyterimin inatcor te perdoruesit.

    1. Egland says:

      Totila ty te ka vdekur mendja me kohe por nuk arrin ta kuptosh.te kam thene mos komento me se vetem budalliqe dhe ofendime di te shkruash plus qe je dhe nje rracist i pandreqshem ,turp te kesh per moshen qe je.

  5. berto says:

    Fenomeni Ronaldo mos te kishte te gjthe ato demtime,pa diskutim sot do ishte futbollisti me i mire i gjitha koherave.e fitoi boterorin e 2002 doke luajtur vetem me nje kembe.grande fenomen…

  6. Epic says:

    Une mendoj qe ai ka te drejte.
    Nje lojtar qe te quhet i madh duhet te bej edhe te bie ne sy edhe me kombetaren. Si Messi edhe CR7 nuk e kane bere kete gje me kombetaret e tyre. Ata duhet te dallojne ne kombetare si me skuadrat e tyre, por kjo gje nuk ndodh. Dhe per mendimin time ata jane te mire por jo aq sa te dallohen. Maradona, Pele, Ronaldo, Ronaldinho apo Cruiff edhe te tjere lojtare luanin njesoj kudo qe shkonin apo me kedo qe luanin. Ky eshte dallimi i madh i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje