Guardiola: Nuk vras veten nëse nuk fitoj

11 Maj 2015, 15:58Sport TEMA

Pep Guardiola u përgjigjet të gjithë kritikëve.

Në prag të gjysmëfinales së kthimit ndaj Barcelonës në Champions, ku Bajernit të tij do ti nevojitet një mrekulli për të përmbysur disavantazhin 3-0 të ndeshjes së parë dhe për tu kualifikuar në finalen e madhe të Berlinit, trajneri spanjoll foli me tone të ashpra përpara gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp:

“Unë nuk kam ardhur këtu për të qenë trajneri më i mirë në botë.

Jam këtu për të bërë të lumtur njerëzit dhe për të ndihmuar Bajernin si klub dhe futbollistët e tij, ashtu sic bëra me Barcelonën.

Gjithmonë jap gjithcka që mundem edhe pse nuk e di nëse dicka e tillë është e mjaftueshme për tifozët.

Nëse për klubin, presidentin, legjendat e skuadrës apo edhe fansat kjo nuk është e mjaftueshme, më vjen me të vërtetë shumë keq.

Unë nuk do të ndryshoj stilin e jetesës nëse fitoj apo jo.

Edhe pse kam fituar gjithcka në karrierë, për mua momenti kur Bajernin më kontaktoi ishte si një ëndërr.

Për një gjë të jeni të sigurtë nuk do të vras veten nëse nuk fitojmë.

Në futboll nuk mund të fitohet gjithmonë, unë personalisht jam i lumtur me punën që kam bërë këtu te Bajerni”.

Në Mynih janë të shumtë ata që ëndërrojnë përmbysjen e madhe, por sa shanse ka që të ndodhë një gjë e tillë sipas Guardiolës:

“Ne nuk mund ta fitojmë këtë ndeshje vetëm sepse unë jam Pepi apo ne jemi Bajerni.

Duhet të luajmë me zemer, por edhe me mendje për të synuar kualifikimin.

Ne nga ana jonë do të japim gjithcka në fushën e blertë, më pas të shikojmë se cfarë do të ndodhë.

Ata kanë një avantazh të madh, por nuk duhet të harrojmë faktin që në Camp Nou shënuan 3 gola në 13 minutat e fundit.

Në një sfidë të tillë gjithcka mund të ndodhë.

E vetmja gjë që u kërkoj lojtarëve të mi është të tregohen të duruar”.

Në ditët e fundit e ardhmja e trajnerit spanjoll është lidhur shumë me një transferim të mundshëm te Mancester Siti.

I pyetur për këtë cështje Guardiola u qëndroi edhe njëherë tjetër besnik fjalëve të tij”

“Dëgjoni njerëz. E kam thënë edhe miliona herë të tjera, kam edhe një vit tjetër kontratë me Bajernin dhe dhe do të qëndroj këtu edhe sezonin e ardhshëm. Kjo është e gjitha.

Te jesh trajneri me i mire ne bote eshte e ndyre, sepse duhet te fitosh gjithmone dhe nese nuk e ben, do te te sulmojne!.”

14 komente në “Guardiola: Nuk vras veten nëse nuk fitoj”

  1. GMT says:

    Përderisa nuk vret veten, ti vret futbollin!A ka gjë më të shenjtë se të vdesësh në emër të kauzës që përfaqëson.

    1. kujtesa says:

      @GMT!
      Ti jo vetem qe ske perdorur metaforen e sakte,por ja ke myt kot muhabetit.

      E cfare futboli te vra Pep-i,kur ai po ben me te miren e mundeshme!
      Po e zeme qe fitoi Bayerni ne Barcelone.
      Sipas teje cfare duhet te ndodhte atje? Mos prisje te shikoje trekendesha te ngritur ne mes te rrugeve te Barcelones dhe poshte tyre njerez te varur?

      Me fal por,mire qe ilacet nuk i ke pire,por paske vajtur te doktori i gabuar!

  2. fenomeni says:

    gmt i ke po ilacet shoku

    1. GMT says:

      @fenomeni,do ta zbërtheja metaforën por druhem që nuk do mjaftohesh me kaq dhe mundësisht do më kërkosh edhe një skicë!!!

  3. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Guardioles ,nuk ja kam besen sepse pavarsisht se cfare ndodhi qe Bayerni humbi me Realin vjet dhe me Barcen tani para 5 ditesh ,ai nuk dorezohet dhe kush e di se cfare plani ka pergatitur Underground .
    Edhe pse me kete rezultat BARCA duket komode ,asgje nuk ka mbaruar .
    BARCES i duhet menaxhimi i rezultatit ,pergjumja e lojes ,por per mua BARCA duhet ta vendos AUTOBUSIN PER SE GJERI dhe me 3 skalione , 3-3-2 dhe po 1 Skalion ne mesin e terrenit ku i lire duhet te jete vetem MESSI-NEYMAR ,lojtare te mjaftueshem qe t’ zgjidhin ne dava sekondash .
    Tiki -Taka nuk ka vdekur akoma ,por Ajo menyre loje DO Lojtare qe ta Interpretojne .
    Bayerni ,edhe po ti kishte Ribery-Roben ,mendoj une ,nuk munden ta interpretojne Tiki-Taken ,e cila do lojtare inteligjente ,gje ,qe te jem i Sinqerte Bayernit i mungojne .
    Por ne se do te ishte JUP HEINKESI sot BAYERNI do te ishte ne maje te botes ,sepse Ai eshte GJERMAN dhe e njeh Shpirtin e Bayernit .
    Sidoqofte ,le te mos bejme hamendesime ,sepse per mua edhe pse duket e lehte per BARCEN ,une i shikoj shancet 50-50 !

    1. Basha i Gjetajve says:

      O Totilë leshi, unë nuk bëj ekspertin si ti, por me këtë rezultat (0:3) Bajerni nuk ka shanse të kualifikohet. Duke folur me gjuhen e matematikës (teorinë e prbabilitetit), shanset që Bajerni të fitojë janë vetëm 0.3%, ndërsa Barcelona 99.7%. Referoju ligjit të 3 sigmave të kësaj teorije, duke pranuar ligjin normal të shpërndarjes përsa i përket fitores së Bajernit, duke pranuar një mesatare +3 të golave që ka shënuar Barça në ndeshjen e parë.

      1. Basha i Gjetajve says:

        Totila, jam shprehur gabim: Shanset që Bajern të kualifikohet janë 0.3% dhe për Barcelonën 99.7%.

  4. Dhimja says:

    Ti je tranjeri me i madh ne bote ti ke hyre ne histori pas mishels dhe shenit te tjerat pak rendsi kane ishalla vjen te milani o legjend zoti te nimoft neser pep

  5. Tulipani says:

    GMT JE shume i perpikte.

  6. gjembaci says:

    “basha i gjetajve ”
    nuk ke pse hamendeson kaq shume per totilen ,duke i permendur probabilitetin dhe kalkulimet matematikore ,sepse me duket se ai eshte munduar qe te mos “lendoje kerrkend”. perjashtimet dhe rastesia nuk njihen ne matematiken ,por ka dhe lende te tilla ku shkencetaret kane themeluar postulatet e tyre .
    bajerni ,ngelet bajern dhe duhet pritur me durim dhe qetesi rezultati .edhe po u eleminua barcelona nuk u be ndonje qamet ,vetem se do filloje lufta virtuale midis armiqve te perjetshem reali-barcelona ,ku ne kete rast reali do te dilte i fituar .

    1. Basha i Gjetajve says:

      “Gjëmbaç”, në se je origjinal gjëmbaç, unë vetëm kam shprehur që me rezultatin 3:0 ne Barcelonë kundrejt Bajernit, nuk ka mundësi që probabiliteti i kualifikimit të Bajernit të jetë 50% dhe i Barçës po 50%. Teoria e probabiliteteve nuk e pranon këtë. Sipas teorisë së probaliteteve Bajerni ka mundësi kualifikimi, por kjo mundësi është aq e vogël sa që praktikisht është pothuajse zero. Kjo duke patur parasysh edhe vetë skuadrën e Barçës. Midis dy skuadrave të tilla unë do mund të pranoja që në 100 ndeshje midis tyre ndoshta vetëm 1 herë Bajerni mund ta eliminonte Barcelonën dhe të ishte finaliste, që sot ka avantazhin 3:0. Në se rezultati do të kishte qënë 0:0, vetëm atëhere do të kishte qënë i saktë parashikimi i Totilës që secila prej skuadrave kishte 50% siguri (shanse) për tu kualifikuar në finale.

      1. Basha i Gjetajve says:

        Mundësia që secila prej këtyre dy skuadrave ta fitojë ndeshjen sot është 50% me 50%, ndërsa mundësia për tu kualifikuar Bajerni është 0.3% dhe për tu kualifikuar Barça është 99.7%

  7. X says:

    @gjembaci
    Ore, po mjaft ore se le nam, se duhet te jesh edhe nja 60-70 vjec. Po ik or burre se ti dhe Totile Leshi jeni nje person mer burre. Ti vet shkruan dhe vet i ben avokatin vetes. Po ik or trongull dhe leji keto traplliqe.

    1. Basha i Gjetajve says:

      Ti o “@gjembaci” dukesh që je “gjëmbaç pa gjëmba” d.m.th. që je bosh nga trutë dhe ja fut kot si kau pelës. Një gjembac nuk ka si të jetë apo të bëhet trëndafil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje