Kur nuk ka kaluar ende asnjë vit nga transferimi te Valencia, Shkodran Mustafi mund të ndryshojë sërish destinacion.
Mbrojtësi me origjinë shqiptare që luan për Kombëtaren e Gjermanisë është vënë në shënjestrën e Barcelonës, që ka gjetur në Valencia tregun ideal për forcimin e mbrojtjes, sepse vetëm një vit më parë arriti të nënshkruante me mbrojtësin Zheremi Matje.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat iberike sipas të cilave, kampioni i botës është një prej objektivave për forcimin e repartit të tërhequr për muajin janar, pasi merkatoja e klubit katalanas është bllokuar nga FIFA deri në vitin 2016.
Ish- mbrojtësi i Sampdorias mund të nënshkruajë një parakontratë me Barcelonën dhe më pas transferimi zyrtar mund të finalizohet në fillim të vitit tjetër.
Gjatë sezonit të parë në La Liga, Mustafi ka arritur të bindë trajnerin Nuno Espirito Santo me paraqitjet e tij, duke rrëmbyer një vend titullari.
23-vjeçari nga Gostivari numëron 31 ndeshje zyrtare dhe 4 gola të shënuar gjatë këtij sezoni, duke e ndihmuar Valencian në garën për një vend në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.
Karrierën si profesionist e nisi në vitin 2009 me skuadrën e Evertonit dhe më pas u aktivizua për 4 sezone në radhët e Sampdorias.
Ishalla nuk pranon se do digjet si shaqiri
Mustafi esht I shkelqyer ne pozicionin e tij
Esht me I miri ne bote ne ate pozicion
Kujtoj se Interi është një klub që ka shkatërruar shumë kariera talentësh.Nuk mbaj mënd që dikush tjetër me përjashtim të treshes gjermane Brehme,Klinsman dhe Mateus t’ia ketë dalë t’i shpëtojë gijotinës të mirënjohur Interiste.Nga trajnerët vetëm Murinjo mbijetoi.Është një mallkim që rëndon mbi këtë klub dhe nuk e di se nga ku e ka gjenezën.E dija edhe për Shaqirin që përzgjedhjen më të keqe bëri që u rreshtua në rradhët e Interit.Edhe ai do shkatërrohet po nuk ia doli të arratiset.
Mustafi esht lojtari me i mir qe ka dal nga kombi shqiptar ai edhe te Barcelona po te shkoj shum shpejt do ta shihni titullar i padiskutushem
Pse kot e mori Gjermania ne kombetare ata jan perzgjethsit me te mir ne bot e kur e thojn ata ateher ne si kombas shqiptar na mbetet te krenohemi qe e kemi 1 kmpion bote si Shkodran Mustafi
Dhe ne fund na fiku demtimi e Rois qe u demtua para botrorit te Brazilit se sot ne kombetaren Kuq e Zi kishim pas 1 nder mrojtsat me te mir ne Bot sic esht Shkodran Mustafi Vetem 23 vjec Para kombi Shqiptar